Por madje edhe kur i blejmë ato gjëra magjike ende mbetemi të palumtur, ndërsa në kokat tona paraqiten mendimet që na akuzojnë se edhe vetë jemi fajtorë. Sa më shumë që shikojmë TV shohim njerëz me të fuqishëm se ne. Sa më shumë që nënvlerësojmë të ardhurat e njerëzve real, por edhe tonat, shpenzojmë më shumë para. Sipas disa studimeve, për çdo orë që shikojmë TV, në javë do të shpenzojmë 30 euro më shumë.
A mundet blerja vërtetë të na bëjë të lumtur? Testoni vetveten dhe për një javë mos blini asgjë. Para se të filloni të sprovoni vetën, shkoni për blerje dhe blini vetëm gjërat kryesore- bukë, qumësht, vezë...pas kësaj një javë mos dilni për blerje dhe mos blini asgjë përmes telefonit apo internetit. Mos hani jashtë.
Kur të mendoni se diçka domosdo ju duhet, merrni një fletë dhe shënoni se çfarë dëshironi të blini por shkoni vetëm pas një jave. Dhe kur të kalon java, uluni dhe mendoni- a ishte gjë monotone, irrituese apo ndoshta jeni bërë anksioz dhe depresiv? Sigurisht të gjitha nga të shënuarat do t\'i ndjeni, por jo pse diçka vërtetë ju ka nevojitur, por sepse ju ka munguar blerja. Blerja e gjërave, madje edhe të kafes së mëngjesit na jep një ndjenjë të caktuar. Kemi përshtypjen se jemi të fuqishëm sepse mund të blejmë.