A thua i pelqeni atij?

A thua i pëlqeni atij?
Meshkujt mund t’ju habisin. Një ditë është i mirë me ju, ndërsa ditën tjetër e shihni sesi flirton me tjetrën para syve tuaj. A dëshiron të dish nëse ti e tërheq vëmendjen e tij, apo jo? Lexo dhe kupto se çfarë mendon ai...

TË TELEFONON KUR TË KA PREMTUAR

Djemtë dhe vajzat nganjëherë me qëllim nuk i telefonojnë personit që kanë simpati, që ai ose ajo të pyesë veten se për çfarë bëhet fjalë. Në qoftë se ai që të simpatizon, të telefon sapo është kthyer nga shkolla, nga puna etj, me këtë ju tregon haptas se jeni duke i pëlqyer.

KUR ËSHTË AFËR TEJE, NUK FLET

Ai është llafazan i madh kur është me shokët e tij, por kur është me ju, vetëm skuqet në fytyrë. Ai është i dashuruar. Mos harroni se edhe djemtë dinë të bëhen nervozë. Për këtë arsye, kur e shihni se është skuqur në fytyrë, ose nuk flet, ju dhurojini një buzëqeshje, sepse ai ende nuk është i çiltër me ju. Ky djalë pret vetëm një shenjë nga ju.

SHOKËT E TIJ TË PYESIN NËSE TË PËLQEN AI

Djemtë frikohen se mos i refuzoni dhe mendojnë se më mirë është që shokët e tij të bëjnë këtë pyetje. Në këtë mënyrë, ai nuk rrezikon “të turpërohet”

SHOQËROHET ME SHOQET E TUA

Ky djalosh e di sesi të të afrohet ty, kështu përpiqet dhe bën shoqëri me shoqërinë tënde dhe në këtë mënyrë, ai është afër teje. Si të jesh e sigurt se ai nuk flirton me shoqet e tua? Ai çdo bisedë e bën për ty, ai interesohet për problemet tuaja. Ti të gjitha këto i di natyrisht, se shoqja jote të tregon, gjë të cilën e bën një mike e vërtetë.

DASHURIA JUAJ E VËRTETË ËSHTË NËSE:

* I mungoni njëri-tjetrit, edhe pse nuk jeni parë vetëm për një javë.
* Kënaqeni me njëri-tjetrin edhe nëse bëni dhe keni gabime.
* Mbasi grindeni, i kërkoni falje njëri-tjetrit.
* Nuk hidhëroheni me çfarëdo fjale ofenduese, janë thjesht nerva.
* Jeni më shumë e gëzuar sesa xheloze, nëse atij i ka ndodhur diçka shumë e mirë.
* E dëgjoni me vëmendje kur ai ju këshillon.
* Gjithmonë     



 SummerPages

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama