A u perplas avioni i pasagjereve nga UFO-t?

A u perplas avioni i pasagjereve nga UFO-t?
Një avion pasagjerësh në Kinë u detyrua të bënte një ulje emergjence pasi ndërsa ishte duke fluturuar në një lartësi prej 8 mijë metrash, piloti ka ndjerë një zhurmë të fuqishme sikur diçka e rëndë është përplasur me avionin. Pasi është ulur në tokë, është parë se si pjesa e përparme metalike e avionit të pasagjerëve Boeing 757 ishte krejtësisht e deformuar.

Pasi pamjet u përhapën, menjëherë nisën pikëpyetjet mbi atë se çfarë është përpalasur me avionin që i shkaktoi një deformim të tillë.Ideja se me të mund të ishte përplasur një tufë zogjsh u hodh menjëherë poshtë pasi nuk dihet të ketë zogj që të fluturojnë në lartësi 8 mijë metra.

Teoria e dytë e shtruar është ajo se avioni i pasagjerëve mund të jetë përplasur nga një avion spiun pa pilot, apo siç quhet ndryshe drone, por edhe kjo teori mbetet e pavërtetuar duke qenë se në pjesën e deformuar të avionit nuk janë gjetur gjurmë të tij.Një nga teoritë që ka nisur të përhapet është ajo se avioni është përplasur nga një objekt fluturues i paidentifikuar apo siç quhen ndryshe UFO. Një ish-hetues qeveritar i UFO-ve, Nick Pope thotë se çfarëdo gjëje që mund ta ketë goditur avionin duhet të ketë lënë gjurmë në të.

Më tej ai vijon: “Analizat e pjesës së dëmtuar të avionit do të mund të tregojnë pjesë mikroskopike apo gjurmë të objektit që e ka goditur. Pra, është një mister që mund të zgjidhet. Por çështja e vetme mbetet, a do ta tregojnë të vërtetën e këtij incidenti autoritetet hermetikisht sekrete të Kinës?

Sipas tij, pavarësisht se sa njerëzit besojnë në ekzistencën e UFO-ve, raste kur avionët e pasagjerëve janë përplasur nga këto objekte nuk janë të rralla.

“Imazhet të bëjnë të mendosh se përplasja për pak ka rezultuar tragjike për fatin e pasagjerëve dhe ekuipazhin e avionit”, thotë Pope, duke shtuar se është vetëm çështje kohe para se të ndodhë ndonjë katastrofë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama