ADN-ja per here te pare pamje 3D

ADN-ja, per here te pare pamje 3D
ADN-ja eshte e prirur te formoje nje strukture gjeometrike me shkalle te ndryshme. Zbulimin e kane bere shkencetaret “Massachusetts Institute of Technology” ne Boston te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sipas revistes “Science”, gjysma e globusit e ndertuar nga gene, ne nje moment te caktuar eshte ne funksion te qelizes. Struktura 3 dimensionale eshte thelbesore per te rregulluar aktivitetin e geneve. “ADN-ja permban nje sasi te madhe informacioni, miliarda here me te madhe se sa nje hard disk kompjuteri”, shprehet profesor Job Dekker, sipas te cilit, nuk ishte e qarte se si arrinte te mbante kaq shume informacion ne nje hapesire kaq te vogel. Celesi per ta zbuluar kete mister ishte perdorimi i teknikes se quajtur “Hi-C” qe konsiston ne mbledhjen e copave te shperndara te nje qelize dhe me pas ne bashkimin e tyre nepemjet metodes kompjuterike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama