AK-47 historia e nje suksesi vrases

AK-47, historia e një suksesi vrasës
Malet Zagros, Iraku i Veriut, 1979

Modeli i krijuar nga Kallashnikovi fitoi vendin e parë në një konkurs në vitin 1947. Prej këndej vjen edhe emërtimi AK-47 dhe dy vjet më pas u prodhua në mënyrë masive. Gjatë periudhës së vështirë të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik u bë popullor duke e çuar këtë lloj arme në të gjitha zonat që konsideroheshin si sferë e saj e influencës. Në këtë foto është një vajzë kurde me banim në veri të Irakut, që e përdori armën për t’u mbrojtur nga ushtarakët irakianë.

Dakota e Jugut, SHBA, 1972

Të njohura për cilësinë e tyre, këto pushkë funksiononin fare mirë edhe po të lageshin apo të përbalteshin. Me përhapjen e një plani të tillë, mbi dhjetë vende të tjera nisën që të bënin klone të paautorizuara të modelit të suksesshëm dhe në këtë mënyrë, kjo armë nisi që të përhapej në të gjithë botën, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abadan, Iran, 1980

Gjatë shumë vitesh, Bullgaria, dikur një nga furnizueset me armë të Bashkimit Sovjetik, u zhyt në praktikat e paskrupullta të biznesit. Gjatë luftës Iran-Irak, si në foton e mësipërme, gjatë së cilës u vranë mbi 1 milion e gjysmë njerëz, Bullgaria shiti AK-47 si në Iran, ashtu edhe në Irak. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Bullgaria nisi që t’u shesë rebelëve të Kongos, Sri Lankës dhe Hutuve, të cilët ishin edhe përgjegjësit kryesorë të gjenocidit të Ruandës.

Kamboxhia Perëndimore

Një ushtar i Kmerëve të Kuq pozon me armën e tij në xhungël. Kjo lëvizje radikale marksiste u mori jetën mbi 1.5 milionë njerëzve në fund të viteve ‘70.

Bukuresht, Rumani, 1989

Në një shembull ironie historike, ky civil antikomunist po përdor një AK-47 për të gjurmuar një eksponent të shërbimeve sekrete rumune në ditët e përmbysjes së Nikolae Çausheskut nga pushteti.

Ishujt Solentiname, Nikaragua, 1984

Një grua me një fëmijë në Nikaraguan socialiste trajnohen se si të mbrohen nga sulmi i Contrasve, kundërrevolucionarë të mbështetur nga amerikanët, të cilët kërkonin përmbysjen e regjimit leftist në vend.

Kabul, 1992

Qeveria amerikane ka qenë një nga blerëset më të mëdha të kësaj arme, ose të paktën e armëve që kishin shumë ngjashmëri me të dhe kjo për dhjetëvjeçarë me radhë. Gjatë viteve ‘80, ajo furnizoi edhe Egjiptin dhe Kinën, si dhe kundërshtarët e regjimit në Afganistan.

Rusi, 2002

Edhe pse prodhuesit e kësaj arme janë krenarë që ajo pëlqehet edhe në Shtetet e Bashkuara dhe madje mbështet edhe piraterinë e saj, ata nuk mund të jenë dakord me humbjet që u vijnë nga një veprim i tillë. Linjat e prodhimit të kësaj arme ndodhen në Izhevsk dhe në të janë punësuar 12000 persona. Sipas vlerësimeve, prodhimi i plotë deri më tani i këtyre pushkëve ka kapur shifrën 105 milionë copë.

 

 

 

Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama