AKKP merr 25 mije ha toke per kompensim fizik te pronareve

AKKP merr 25 mije ha toke per kompensim fizik te pronareve

Rreth 25 mijë hektarë tokë kalojnë për llogari të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për kompensimin fizik të pronarëve. Vendimi i qeverisë është botuar në fletoren zyrtare dhe ngarkon tre ministri që të identifikojnë tokat shtetërore të lira dhe të përgatisin hartën. Sipërfaqja e tokës prej 25 000 hektarësh, është në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore, por do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronës, drejtoritë e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës, pranë këshillave të qarqeve, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme po identifikojnë dhe të vlerësojnë sipërfaqen e tokës, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik të pronarëve. Sipas vendimit të qeverisë, që ka hyrë në fuqi, lista për sipërfaqen e tokës në përdorim të njësive të qeverisjes vendore, që do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të AKK-së, duhet t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave pas përfundimit të saj.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë janë angazhuar për zbatimin e vendimit, i cili parashikon identifikimin e sipërfaqeve të lira dhe përgatitjen e hartës, sipas të cilës do të kryhet edhe kompensimi. Për tu kompensuar fizikisht, një pronë duhet më parë të jetë pjesë e fondit të kompensimit fizik i cili krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Përveç kësaj fillimi i këtij procesi është parashikuar të bëhet pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të ketë verifikuar fondin e tokave të lira shtetërore, që do të shërbejnë për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Ky proces është i kushtëzuar edhe nga përfundimi i shqyrtimit të kërkesave fillestare për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, i cili është një proces në vijim.

Vlerësimi i pronës

Vlerësimi i pronës që kompensohet, do të kryhet në përputhje me parimet e përgjithshme të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme, llojin e pasurisë dhe qëllimin    duhet më parë të jetë pjesë e fondit të kompensimit fizik i cili krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përveç kësaj fillimi i këtij procesi është parashikuar të bëhet pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të ketë verifikuar fondin e tokave të lira shtetërore, që do të shërbejnë për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Ky proces është i kushtëzuar edhe nga përfundimi i shqyrtimit të kërkesave fillestare për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, i cili është një proces në vijim.

Vlerësimi i pronës

Vlerësimi i pronës që kompensohet, do të kryhet në përputhje me parimet e përgjithshme të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme, llojin e pasurisë dhe qëllimin  e përdorimit të saj. Në kategorinë e tokës përfshihen toka bujqësore, toka pyjore, pyje, livadhe dhe kullota, truall i përdorur për qëllime publike, tregtare, industriale apo qëllime të tjera ndërtimi. Metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e pronës miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Metodologjia synon vlerësimin e pasurisë së paluajtshme bazuar në vlerën e tregut, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Vlerësimi i pasurive të paluajtshme sipas kësaj metodike do të kryhet bazuar në elementet e mëposhtme çmimin e tregut, llojin e pasurisë së paluajtshme dhe qëllimin e përdorimit të pasurisë së paluajtshme.

Format e kompensimit

Për pronat e përcaktuara ne këtë ligj, për të cilat është i pamundur kthimi fizik, shteti kompenson subjektet e shpronësuara me një ose me shumë nga format: me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi te shtetit, me pasuri të paluajtshme publike në zonat, që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit, me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme, me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit dhe me të holla.  

Reagojnë pronarët

Agim Toro: Duhet harta

“Nuk është në dispozicion një hartë për këtë sipërfaqe toke se ku ndodhet. Për sa kohë nuk ka një hartë, nuk mund të flasim për sipërfaqe toke në dispozicion të kompensimit të pronarëve. Pa u identifikuar sipërfaqja dhe pa u përgatitur një hartë mbi bazën e të cilës të nisë edhe kompensimi, kjo tokë nuk konsiderohet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe si sipërfaqe e gatshme për kompensimin e pronarëve”-thotë Agim Toro në një prononcim për gazetën “Shekulli”.  

Dokumentacioni për të hapur dosje për njohje, kthim apo kompensim të pronës

Subjektet e shpronësuara, trashëgimtarët apo përfaqësuesi me prokurë i tyre, paraqesin pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (përveç kërkesës së motivuar për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës) dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin provojnë pretendimet e tyre: 1. Kërkesë sipas formularit TIP (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja sipas vendimit të gjykatës për rivendosje në afat) 2. Mandat pagese për shqyrtimin e kërkesës (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja) 3. Kërkesat nënshkruhen nga subjekti i shpronësuar apo nga përfaqësuesi me prokurë.

4. Dëshmi trashëgimie, në rast se subjekti i shpronësuar ka vdekur. Në çdo rast subjektet kërkuese duhet të provojnë interesin e ligjshëm në kërkimin e tyre për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës. 5. Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë. 6. Vërtetim pronësie, i shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit hipotekor lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për efekt te kthimit dhe kompensimit te pronës.

7. Dokumentin kadastral, shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit kadastral nga zyra e administrimit dhe mbrojtjes se tokes ne qark. 8. Vendim gjyqësor i formës së prerë së bashku me hartën e pasurisë të vulosura me vulën e gjykatës dhe të shoqëruar me akt ekspertimin përkatës, në rast se gjatë gjykimit të çështjes është kryer një i tillë. 9. Vendimet e mëparshme të ish- K.K.K.P të marra sipas ligjeve:

10. Dokument që vërteton shpronësimin, shtetëzimin apo konfiskimin e pronës së subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 ; apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë të krijuara para datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr. 37, datë 13.01.1945 11. Dokument i lëshuar nga Arkiva e Shtetit në rastet kur dokumentet hipotekore apo kadastrale apo te shpronësimit janë të depozituara tek ky institucion apo çdo dokument tjetër i lëshuar nga institucionet shtetërore që kanë vlerë provuese për hetimin administrativ të çështjes.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama