AKP mbyll afatin e regjistrimit te numrave Eshte permbushur objektivi

AKP mbyll afatin e regjistrimit te numrave: Eshte permbushur objektivi

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se ka mbaruar afati i regjistrimit të numrave celularë, ku ka thënë se objektivat kryesore të këtij procesi janë përmbushur. Përfundimi i AKEP-së mbështetet në informacionet e marra nga operatorët celularë, si dhe  verifikimet e kryera nga inspektorët e AKEP në terren. Kështu është vërejtur se numri i të regjistruarve për këtë periudhë ka shkuar deri në 10% të pajtimtarëve të sipërmarrësve duke regjistruar deri në qindra brenda një dite.  AKEP duke vlerësuar përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces kërkon edhe njëherë që ky standard i arritur të ruhet në vazhdimësi për të garantuar zbatimin e ligjit për këtë qëllim.

AKEP-ja gjithashtu njofton se mbështetur në ndryshimet e pritshme në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe konkretisht lidhur me tregtimin e paautorizuar të produkteve si kartat telefonike SIM, ajo kërkon respektimin e këtyre detyrimeve vendosjen e një marrëdhënie korrekte dhe të vazhdueshme me të gjithë distributorët. AKEP do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e këtij procesi pavarësisht nga sa është arritur deri tani. Çdo problem që mund të konstatohet në vijim lidhur me zbatueshmërinë e këtij detyrimi do të konsiderohet si shkelje e ligjshmërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama