AKU qytetareve Kujdes me ushqimet e skaduara

AKU, qytetareve: Kujdes me ushqimet e skaduara
Agjensia Kombëtare e Ushqimit u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të bëjnë kujdes me mallrat jashtë standardeve, si dhe të mos blejnë produkte shtazore ose nënprodukte të mishit gjatë aksit Fushë- Krujë-Lezhë.

Nëpërmjet një konference për shtyp, kreu i AKU-së, Genc Juka bëri me dije rezultatet e inspektimit të muajve janar- qershor, ku janë krye 14 mijë inspektime. Juka tha se janë marrë 108 masa administrative si dhe janë asgjësuar 34 ton produkte ushqimore jashtë standardeve të lejuara. Pjesa më e madhe e masave administrative janë marrë ndaj subjekteve që tregtojnë produkte jashtë standardeve dhe produkte që u ka kaluar data e skadencës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama