ANALIZA/ The Guardian Si Shqiperia beri historine

ANALIZA/ The Guardian: Si Shqiperia beri historine

Fitorja e parë e tyre siguruar në Kampionatin Europian. Shqipëria duhet të presë deri në përfundim të fazës së grupeve për të zbuluar nëse do të luajë më tej si një nga 4 skuadrat më të mira të vendit të tretë. Anglia është një kundërshtar i mundshëm i 1/8 për një skuadër me golavarazh -2.

“Shpresoj të qëndrojmë”, tha trajneri Gianni De Biassi. “Jam person që mendoj pozitivisht dhe mendoj se e meritojmë. Kemi treguar që mund të luajmë kundër skuadrave të mëdha që kanë më shumë kualitet se ne”.

Shqipëria ka nevojë ndoshta për më shumë cilësi, por me siguri jo për më shumë karakter, sepse ka krenari dhe inteligjencë loje.

E mbështetur nga tifozeria fanatike fantastike, Shqipëria eliminoi Rumaninë me një mbrojtje të pathyeshme, duke lënë një shenjë të paharruar dhe me festimet që pasuan golin vendimtar me kokë të Sadikut.

De Biasi është nderuar me nënshtetësinë shqiptare dhe me këtë ai madje mund të kandidojë edhe për president.

“Ne fituam me zemër dhe me cilësi,” shton De Biasi. “Ishim të aftë të përballonim një skuadër që kishte pësuar vetëm dy gola në fazën eliminatore. Teknikisht ne vendosëm të prisnim Rumaninë të sulmonte dhe duke shfrytëzuar hapësirat të kundërsulmonim. Pritëm një fillim të fortë nga ato por ishin të gatshëm për të kundërsulmuar. Ne mbrojtëm shumë mirë, ishim solidë dhe bllokuam hapësirat”.

Ndryshe nga De Biasi, trajneri rumun Iordanescu ishte komplet i zymtë. Iordanescu është emëruar trajneri i shekullit nga Federata Rumune pasi çoi vendin e tij në çerekfinalet e Kupës së Botës 1994 dhe në 1/16, 4 vite më vonë. Ndërsa këtë herë, ai ishte përgjegjës për turpin e shekullit.

Kalimi i Shqipërisë në Francë e ka kthyer skuadrën e De Biasit në një simbol të bashkimit kombëtar, që gjithashtu u ndihmua nga “Beteja e Beogradit” kur tifozët serbë u futën në fushë pasi një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi stadium. UEFA i dënoi të dy ekipet.

Duke kaluar gjithë këto vështirësi për të arritur në turneun e tyre të parë ndërkombëtar, ata lanë gjurmë jo vetëm në ndeshjet përballë Francës dhe Zvicrës, por edhe me këtë fitore, si më e rëndësishmja në historinë e tyre.

Ashtu si në dy ndeshjet hapëse, Shqipëria nuk e nisi mirë sfidën kundër Rumanisë, duke bërë që të ishin ata në kontroll të lojës në 20 minutat e para.

Por kërcënimet e rumunëve u zbehën pas presingut që lojtarët e De Biasi-t bënin.

Një super aksion dhe një goditje e mirë e Sadikut me kokë, bëri që për Shqipërinë të shkruhej historia.

Më pas rastet e shqiptarëve ishin të panumërta në zonën rumune, gjë që i dha akoma më shumë besim në radhët e lojtarëve kuqezi. Basha shpërdoroi një tjetër gjuajte të lirë pas një krosi të Memushajt nga goditja e këndit.

Por magjia mbërriti në minutën e 43’ kur Memushaj hodhi një kros për Sadikun i cili u ngrit sipër mbrojtësi dhe portierit Tatarusanu për ta dëguar topin në rrjetë. I ekzaltuar, Sadiku shkoi drejt stolit të ekipit të tij, duke rrëshqitur me gjunjë në drejtim të tyre.

Një nga zëvendësuesit e Rumanisë, Florin Andone, goditi traversën por, që nuk e rrezikoi portën e Berishës.

Arlind Ajeti, i zgjedhur nga UEFA si lojtari i ndeshjes, i pakalueshëm në mbrojtjen e Shqipërisë, tha: “Ne shkruam historinë”.

 

 

 

The Guardian/ Tirana Observer/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama