AOL ne rritje per here te pare ne 7 vjet

AOL në rritje për herë të parë në 7 vjet

Para se Interneti në gjërë publikun të vinte në Shqipëri, AOL (America On Line) ishte vëndi kryesor për lundruesit e Internetit në Amerikë dhe më gjërë. Bëhet fjalë për vitet 2000, kur nuk kishte as Facebook, as Twitter, dhe madje as MySpace. AOL ishte një nga faqet kryesore që vizitoheshe nga miliona njerëz në ditë për lajme, lojra, chat, etj. Më pas erdhi MySpace, u rrit Google, Facebook, Twitter, Yahoo, etj, që solli edhe rënien e AOL-it.

AOL AOL në rritje për herë të parë në 7 vjet

Dje AOL raportoi të ardhurat për tre-mujorshin e tretë të 2012-s që përfundoi në 30 Shtator. Rezultatet ishin më të mëdha se sa priteshe me një fitim prej $531,7 milion krahasuar me të njëjtën periudhë në 2011-n. Kjo është hera e parë në shtatë vjet që përfitimet nuk ishin në rënie. Të ardhurat neto ishin $20,8 milion krahasuar me të humburat neto prej $2,6 milion vitin e shkuar.

Si pasojë e fitimit më të madh se sa priteshe, aksionet e AOL në tregun Amerikan u mbyllën tek $43,70, ose 22,03 përqind më shumë se dje. Analistët e S&P Capital IQ prisnin një fitim prej $522 milionë, $10 milionë më pak se sa raportoi kompania.

Kur vjen puna tek performanca, trafiku u rrit në të gjitha faqet e AOL, me 111 miliona vizitorë unikë çdo muaj. Kjo përfaqësonte një rritje prej 4 përqind nga viti-në-vit, por një rënie prej 1 milionësh krahasuar me tre-mujorshin e dytë të 2012-s. /Tech.Al/


http://www.tech.al/aol-ne-rritje-per-here-te-pare-ne-7-vjet/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama