Abiati Milani familja ime e dyte dua te luaj edhe 1 vit

Abiati: Milani, familja ime e dytë, dua të luaj edhe 1 vit

Prej 20 vitesh mbron me fanatizëm portën e Milanit, edhe pse në vitet e fundit ka pasur shumë pak minuta në dispozicion. Kristian Abiati është një nga "senatorët" e kësaj skuadre, i cili e di shumë mirë peshën dhe vlerat që mbart kjo fanellë.Abiati Pavarësisht se është në moshën 38-vjeçare, ai nuk ka ndër mend të tërhiqet dhe kërkon të vazhdojë martesën me kuqezinjtë edhe për një vit. "Është e vështirë që unë të mos bie dakord me dikë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë dikush më ka bërë diçka që unë s'e pëlqej.

Dua të qëndroj edhe një vit tjetër, por të shohim", ka thënë portieri italian. Ai tregon edhe momentet e vështira që ka kaluar në jetë.

"Në moshën 16-vjeçare më duhet të stërvitesha, por edhe të punoja. Nuk ishte aspak e lehtë, por ndihem shumë i formuar që kam kaluar edhe momente të vështira.

Milani? Është familja ime e dytë sepse kam kaluar 20 vite këtu. Kush i prek ngjyrat kuqezi, do ta ketë punën keq me mua. I detyrohem për gjithçka që kam arritur në jetë skuadrës së Milanit. Të rinjtë? Shoh që ka talente në shumë fusha, por nuk punojnë dhe është i trishtueshëm ky fakt", ka thënë Abiati.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama