Abilaliaj shenon nje gol per te mundur Hajdukun ne Split

Abilaliaj, shenon nje gol per te mundur Hajdukun ne Split
Arbër Abilaliaj shokon Splitin. Shqiptari realizoi një nga dy golat e fitores 2-1 të Inter Zapresiçit në shtëpinë e Hajdukut të Splitit. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Tiranës, në kampionatin shqiptar, me golin e tij pas vetëm 3 minutash lojë ka zhbllokuar ndeshjen, duke bërë të heshtë stadiumi i gjigantëve të Splitit. Në minutën e 25’ për miqtë dyfishon Orsiç, ndërsa goli i Malokas në minutën e 38-të vjen vetëm për të ngushtuar rezultatin në 1-2. Një paraqitje të mirë dje ka bërë edhe Jahmir Hyka në radhët e Lucernës, por skuadra e tij nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Zyrihut. Shqiptari ka pasur disa raste për shënim, por nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Në minutën 72-të ai është zëvendësuar nga Hakan Yakin, i cili pas vetëm 30 sekondash ka shënuar golin e vetëm të skuadrës në këtë ndeshje. Në Gjermani, Odose Roshi është aktivizuar në minutën e 66-të në vend të Klements, kjo kur Këlni e kishte fiksuar fitoren 3-0 ndaj Augsburgut.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama