Abramovic drejt altarit

Abramoviç drejt altarit
Kështu, edhe Abramoviç, një prej 15 njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri që vërtitet rreth 23 miliardë dollarë, sipas renditjes së korrikut bërë nga "Forbes", do ta kalojë verën duke kërkuar vendet dhe gjërat më luksoze të planetit. Pyetja më e shpeshtë është se ku do të zhvillohet dasma dhe sipas periodikes "metropolitan post", modelja ruse ka zgjedhur si vendin më të përshtatshëm për dasmën më "glamour" të shekullit, Forte dei Marmi, ku Abramoviç është në bisedime e sipër për blerjen e një tjetër vile përrallore për një vlerë rreth 12 milionë euro, në pronësi të tre vëllezërve milanezë. Në fakt, zërat se dasma do të zhvillohet pikërisht këtu, po bëhen më të shpeshtë, kur vetëm disa ditë më parë paparacët kanë arritur të shkëpusin disa foto të Darias në këtë vend, e veshur me xhinse, shapka dhe një këmishë të thjeshtë. Sipas dëshmitarëve, bukuroshja është parë në bordin e një makine dhe e pashoqëruar, për të mos rënë në sy. Pinjollja miliardere nuk ka pranuar të shoqërohet nga 27 badigardët që ruajnë rezidencën ku çifti pushon zakonisht. Po sipas "Post", Daria u ka thënë mikeshave të saj: "Për disa ditë dua të ndihem një njeri i zakonshëm". Eh, imazhi i ri i Darias nuk të habit aspak, duke qenë se prej kohësh i është dhënë me mish e me shpirt aktiviteteve të bamirësisë, ku mes tyre është një projekt që çifti i ri Abramoviç dëshiron të zhvillojë së bashku me Joli-Pit në Namibi, Vietnam dhe Zimbabve. Në fakt, bukuria e kësaj zone ka fuqi të madhe për të goditur zemrat e rusëve. Janë plot 139 familje nga Moska dhe rrethinat që janë vendosur në Forte dei Marmi, në verën e vitit të kaluar, por mes rusëve duket se ka shpërthyer një tjetër modë e re, ajo për blerjen e shtëpive në këtë zonë. Ndoshta edhe ajo prej 12 milionë eurosh që ish-guvernatori i Çukotkas ia ka vënë syrin për ta blerë do të shërbejë si vendi ku mund të zhvillohet banketi dhe ceremonia martesore më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

Të ftuarit

Por, nëse vendi i martesës së Abramoviç nuk është bërë ende i ditur, disa burime jo të sigurta shkruajnë edhe për të ftuarit dhe detaje të tjera të ceremonisë. Nëse "Po"-ja e shumëpritur do të thuhet në Moskë, Forte dei Marmi do të jetë padyshim një ndër vendet ku çifti do të zhvillojë muajin e mjaltit. Mes të ftuarve në dasmë nuk do të mungojë Paris Hilton, Lindsei Lohan, Brad Pit, Anxhelina Xholie, Shevçenko, Emi Uajnhause, këngëtarja Estelle, Sting dhe shumë të tjerë.

Çifti

Për t‘u martuar me modelen bukuroshe, Abramoviçit iu desh që të derdhte kokërr më kokërr 2.25 miliardë euro për të marrë divorcin e ish-bashkëshortes Irina. Por dashuria sigurisht që nuk njeh çmim. E të mendosh se deri tani pronari i Çelsit i ka dhuruar të fejuarës së tij rreth 300 milionë euro për të ndërtuar një galeri arti bashkëkohor në Moskë, ashtu siç i pëlqen asaj. Po kush është vajza që ka bërë të çmendet një ndër burrat më të pasur të planetit? Para së gjithash, Dasha është vajza e një miliarderi rus, dikur i akuzuar për tregti të paligjshme armësh, që sot e ndan jetën mes Moskës dhe Kensigtonit. I ati, Aleksandër Zhukov, ka qenë edhe ish-zëvendësministër në kohën e Putinit, para se të transferohej në Londër, ku tashmë është qytetar britanik. Ajo u shfaq për herë të parë në shoqërinë mondane londineze në vitin 2005, kur shoqëronte në kampionatet e tenisit të Uibëlldonit të fejuarin e asaj kohe, Marat Safin, tenisti rus i pagëzuar ndryshe me emrin "Klin Estvud" i tenisit.

Që nga ajo kohë, bukuroshja Daria u bë shpesh qendër e tabloidëve britanikë dhe u cilësua si "Anxhelia Jolie e Uibëlldomit". Pak muaj më vonë i dha fund raportit me Safin dhe miliarderja e re, që jeton në një pallat madhështor vetëm dy hapa larg vilës së Abramoviç, u pa në stadium në një ndeshje të Çelsit, nën shoqërinë e një anëtari të familjes mbretërore. Bëhej fjalë për Sir Fredi Uindsor, një nip i largët i Mbretëreshës Elizabet. Pas daljes me të në një intervistë, modelja ruse do të thoshte: "E di që Fredit i pëlqen futbolli, ndaj shkova në stadium, pasi kërkova edhe një këshillë nga miku im Roman". E në fakt, që nga tetori i 2006-ës u zbuluan krejt të fshehtat e kësaj miqësie të mirë. Brunia e pasur dhe pronari i Çelsit kishin nisur të takoheshin fshehurazi që nga dita kur ishin takuar për herë të parë, në festën e Vitit të Ri, të dhënë nga Abramoviç në 2005-ën, ku Zhukov dhe e bija ishin të ftuar.

Rini e artë

Por me se merret Dasha kur nuk është nën shoqërinë e Romanit të saj? Me siguri gjithçka që bëjnë të gjitha miliarderet e tjera të Kensigtonit: studion homeopati (degë e mjekësisë alternative). Ajo është edhe stiliste. Linja e saj e veshjeve quhet "Kova t" dhe merret kryesisht me dizajnin e xhinseve për VIP-at, këmishët pambuk dhe veshjet shik. Kur nuk është në Londër, ajo bëhet pjesë e "rinisë së artë" të Moskës (ku ndër miqtë e saj mund të përmendin popstaren ruse, Alsou, apo Ksenia Sobchak, edhe këto vajza miliarderësh). I pëlqen gjithashtu të shëtisë dhe pushojë në brigjet italiane, vende që frekuentonte shpesh gjatë lidhjes së saj me tenistin Safin. Por, ndryshe nga Daria, që është rrethuar gjithmonë nga gjëra luksoze në jetë, Abramoviç nuk ka përfunduar ndonjë universitet. Ai ka lenë në mes shkollën e mesme. Mbeti jetim në moshën katërvjeçare dhe u rrit nga gjyshja dhe xhaxhai. E la universitetin për të marrë pjesë në çështjet e diskutueshme të eksportit të naftës ruse. Në vitin 1995 u bashkua me rusin Boris Berezovksi, bleu gjigantin e naftës, "Sibneft", për 100 milionë dollarë dhe ia shiti "Gazpromit" për 13 miliardë dollarë pas një dekade. Përveç klubit të futbollit Çelsi, ai ka edhe avionë privatë, jahte dhe një shtëpi që kushton rreth 100 milionë dollarë.


Gazeta: Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama