Çelsi është gati të hyjë në garë me Mançester Sitin për të siguruar firmën e Lionel Mesit, sapo argjentinasi të japë sinjalin e parë të pakënaqësisë në Barcelonë dhe të dëshirës për t'u larguar.
Sipas gazetës "The Sun", kjo hipotezë është mëse e realizueshme, pasi babai i futbollistit, Horge Mesi, është takuar me pronarin e bluve londinezë, Roman Abramoviç, i cili e ftoi atë në jahtin e tij superluksoz "Eclipse".
Mediat angleze raportojnë gjithashtu se Mesit i është ofruar një rrogë prej rreth 700 mijë eurosh në javë te klubi anglez. Për të bindur Barcelonën që ta lërë të largohet, te Çelsi janë gati të shpenzojnë rreth 130 milionë euro, ndonëse klauzola e largimit të tij është 250 milionë euro.