Abrashi dhe Xhaka rekord kilometrash ndaj Ukraines

Abrashi dhe Xhaka rekord kilometrash ndaj Ukrainës

Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka kanë përshkuar më shumë kilometra se kushdo te Shqipëria gjatë pjesës së parë në miqësoren me Ukrainën (1-3). Abrashi ka vrapuar 6.5 km dhe Xhaka 6.2.

13331058_973378726094690_4464968171565676009_nMë pas, të dy lojtaret u zëvendësuan. Pas takimit të djeshëm, Abrashi në prononcimin e tij u shpreh: "Luajtëm një pjesë të parë të mirë dhe bëmë një gabim pa lidhje.

Në momentin e goditjes së dënimit të kundërshtarit, duhet të ishim më të përqendruar për të mos pësuar në atë mënyrë.

Duhej që të bllokonim goditjen e dënimit. Ata e ekzekutuan shpejt atë dhe shënuan. Megjithatë, reaguam shumë mirë duke barazuar shpejt. Gjithashtu, Sadiku kishte edhe një rast tjetër për të na kaluar në avantazh, por që nuk arriti të realizonte.

Në pjesën e parë krijuam disa raste", u shpreh fillimisht Abrashi. I pyetur më pas në lidhje me reagimin e skuadrës dhe sfidën e parë në Europian me Zvicrën, mesfushori u përgjigj: "Pjesa e parë ishte e mirë për ne, por gabojmë shumë.

Megjithatë, kemi ende edhe tetë ditë kohë që të korrigjojmë këto gabime dhe të mos i përsërisim më në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.

Mendoj se do të krijojmë raste në takimet e Europianit, por gjithashtu duhet të jemi të koncentruar maksimalisht në fazën mbrojtëse.

Zvicra ka më shumë kualitete se Ukraina. Por, edhe ne kemi cilësi dhe nuk duhet të kemi fare frikë. Do t'i korrigjojmë këto gabime që bëmë sot (dje) dhe ndaj Zvicrës jam i bindur se do marrim rezultat pozitiv", e mbylli prononcimin e tij mesfushori Abrashi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama