Abrashi i palodhuri i Fraiburgut Une nuk di te dorezohem!

Abrashi, i palodhuri i Fraiburgut: Unë nuk di të dorëzohem!

abrashiAmir Abrashi dhe Fraiburgu i tij janë shumë pranë ngjitjes në Bundësligën gjermane.

Mesfushori shqiptar është një nga futbollistët me të spikatur të skuadra e tij, këtë e tregojnë edhe statistikat zyrtare të publikuara nga "Bild", që thonë se futbollisti shqiptar është futbollisti që ka vrapuar më shumë në këtë edicion, duke përshkruar 331 kilometra në 28 ndeshjet e luajtura.

Vendimi i Abrashit për t'u larguar nga Grasshoper ku ishte një nga lojtarët më të vlerësuar, për të shkuar te Fraiburgu në Bundesligën 2, duket se ka qenë i duhuri, pasi edhe te ky ekip është ambientuar mjaft mirë dhe po kalon një formë të shkëlqyer. Vetë mesfushori deklaron për "Bild" se është një njeri që nuk dorëzohet kurrë.

"Ka të bëjë me mentalitetin tim. Babai im më ka mësuar që nuk duhet të dorëzohesh kurrë. Ai erdhi nga Kosova në Zvicër me tri vajza të vogla dhe arriti të krijonte diçka nga e para aty", deklaroi ai.

Ëndrra ime është të shkoj në Francë si një futbollist që sapo ka siguruar ngjitjen në Bundesligë", tha Abrashi, duke përsëritur edhe arsyen pse që nga viti 2013 zgjodhi të vishte fanellën kuqezi.

"Pasi nuk u kualifikuam me U-21 të Zvicrës në Euro 2013, Federata Shqiptare e Futbollit më kontaktoi. Otmar Hitzfeld më dëshironte gjithashtu dhe ishte ende i pavendosur, por unë zgjodha Shqipërinë. Ky ka qenë një nga hapat më të mirë që kam hedhur në karrierën time", tha futbollisti 26-vjeçar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama