Abrashi pa frena ndaj Rumanise ja futbollistet qe la pas (FOTO)

Abrashi pa frena ndaj Rumanisë, ja futbollistët që la pas (FOTO)

Amir Abrashi rezulton lojtari që ka vrapuar më shumë se të gjithë në ndeshjen Rumani-Shqipëri 0- 1. Mesfushori kuqezi, në bazë të statistikave të UEFA-s, ka përshkuar dje 11.47 kilometra, duke qenë i pari në listën e 10 lojtarëve që vrapuan më shumë.

13510577_1200290419990289_1913848182_nAshtu si në dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës dhe Francës, edhe këtë herë mesfushori shtatshkurtër ishte pa frena, duke konfirmuar se është një motor i vërtetë për skuadrën kuqezi. Abrashi po shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skemat e trajnerit De Biazi.

Pas tij, më shumë kilometra ka bërë rumuni Stankiu me 11.07, ndërsa i treti renditet Andi Lila me 10.97. I katërti është mesfushori Ledian Memushaj me 10.83 kilometra.

Lista e "maratonomakëve" vijon me mesfushorët e Rumanisë, Hoban e Stanku. Ndërsa më pas është Elseid Hysaj me 9.27 kilometra dhe i parafundit Ansi Agolli me 9.17 kilometra.

Gjithçka mbyllet me mbrojtësin e Rumanisë, Sapunaru, që ka përshkruar 9.10 kilometra. Mesatarja e kilometrave të bëra si ekip nga Shqipëria është 9.99, ndërsa Rumania e kishte 9.62.

Untitled-1



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama