Abrashi tregon muskujt Marrim pike ndaj Frances jane nen presion

Abrashi tregon muskujt: Marrim pikë ndaj Francës, janë nën presion

Futbollisti i Kombëtares Amir Abrashi shfaqet optimist para sfidës ndaj Francës. Mesfushori që aktivizohet me Fraiburgun e pranon që Franca është favorite, por shton se ata ndodhen më shumë nën presion në ndeshjen që pritet të luhet të dielën në Lilë.

ABRASHI-658x370

"Kemi treguar që nuk u trembemi skuadrave të mëdha. Normale që Franca është më e impenjuar sepse luan në shtëpi, por do të kenë edhe presion nga tifozët.

Nuk duhet të pësojmë gola të shpejtë për ti dhënë skuadrës besim dhe të përmirësojmë gabimet. Mendoj se mund të dalim nga kjo sfidë me rezultat pozitiv",-tha ai.

Ndërsa shtoi se kundërshtari i radhës është analizuar shumë mirë nga kuqezinjtë. "Në ndeshjet e fundit miqësore kundër tyre jemi paraqitur mirë.

Duhet të përmirësojmë gabimet që kemi bërë me Zvicrën prej sfidës me francezët dhe besoj se Kombëtarja do të luajë mirë",-u shpreh Abrashi në konferencën e pasdites për mediat, pranë hotelit në të cilin është akomoduar Kombëtarja në Francë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama