Ka vrapuar më shumë se 11 kilometra në secilën prej ndeshjeve të luajtura në Europian, por Abrashi ka treguar se nuk lodhet, pasi ka një motivim shumë të veçantë.
"Për këtë flamur, për këtë shqiponjë vrapoj me qejf. Kur vesh fanellën jam shumë i lumtur. Me rëndësi ishte të fitonim ndeshjen, pasi kemi fituar, kemi bërë ndeshje fantastike, me ekipin, me stafin, me tifozët. Ky është mentaliteti, kur vij me kombëtaren më jep forcë, vrapoj me zemër, jap gjithçka", u shpreh futbollisti për "SuperSport".
I pyetur se kush ishte lojtari të cilit ai përpiqej t'i ngjante, mesfushori nuk kishte dyshime. "Jam si Gatuzo, por me këmbë më të mira, di edhe të luaj futboll", tha ai.