Absurdi te Kristal italiani u diplomua me 10 dite qendrim

Absurdi te 'Kristal' italiani u diplomua me 10 dite qendrim

Rasti i diplomimit të një shtetasi italian në Universitetin “Kristal” është dërguar në Prokurori ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i dikasterit te Arsimit Plarent Ndreca, gjatë prezantimi të raporti të shkeljeve të këtij Universiteti.

Në raportin e MAS për Universitetin "Kristal" evidentohet rasti i shtetasit italian Vincenco Nespola i cili është diplomuar për stomatologji te Kristali më 20 korrik 2011, por që ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë. Ndreca ka bërë të ditur se rasti në fjalë është paditur në Prokurori nga ana e Ambasadës Italiane, gjithashtu ai shtoi se ky rast do dërgohet edhe nga ana e ministrisë në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Ky rast kthen në vëmendje edhe çështjen e djalit të politikanit italian Umberto Bossit, Renzo Bossi, që rezultonte i diplomuar po tek Universiteti ‘Kristal’, pavarësisht se nuk kishte ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Një tjetër rast flagrant i shkeljeve nga ana këtij Universiteti është edhe tërheqja e 10-20 diplomave nga i njëjti preson në të njëjtën ditë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë transparent raportin e shkeljeve për Universitetin "Kristal", sipas të cilit nga 37 kritere ligjore të vendosura, ky Institucion i Arsimit të Lartë ka shkelur 24 kritere.
 
Ja disa nga shkeljet e gjetura nga MAS për Universitetin “Kristal”

1-Italiani Vincenco Nespola, u diplomua me stomatologji te Kristali më 20 korrik 2011, por ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë.
2-Ka filluar te regjistrojë studente para datës së hapjes së programe dhe ka mbyllur vetë disa të tjerë pa vendim të Ministrisë.
3-Nuk ka urdhër akreditimi, ka diplomuar studentë para datës së akreditimit, ka hapur filiale në Përmet, pa vendim nga MAS
4-Objekti ku është zhvilluar mësimi është pa leje shfrytëzimi dhe pa leje ndërtimi
5-Nuk ka të dhëna të sakta për studentët e diplomuar dhe të regjistruar në te gjitha programet e studimit
6-Regjistrat e regjistrimit te studenteve janë rishikuar
7-Nuk ka tarifa fikse për programet dhe aplikon tarifa të ndryshme nga sa bën reklamë.
8-Regjistrat bazë nuk janë të shkruara me dorë por vetëm në forme elektronike gjë që krijon mundësi të ndërhysh në të, ka nota të dhëna me laps.
9-Janë tërhequr disa diploma nga i njëjti person dhe në të njëjtën ditë
10-Ka diploma të tërhequra që nuk kanë fare numra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama