Abuzimi me gjobat urdhri per rrugoret Nuk ka penalitete pa pranine e shoferit

Abuzimi me gjobat, urdhri per rrugoret: Nuk ka penalitete pa pranine e shoferit

Vendimi për të shmangur abuzimet. Masa vetëm për parkimet.
Drejtori i Policisë Rrugore reagon pas ankesave të qytetarëve.

Ankesat e shumta që janë depozituar së fundmi në Polici nga drejtuesit e mjeteve për gjobat në mungesë dhe pa qenë në dijeni të tyre, sjellin reagimin e drejtuesve të Policisë Rrugore. Një urdhër i fundit i drejtorit të Qarkullimi kërkon nga shërbimet e Policisë Rrugore që të mos vendosin gjoba pa ia komunikuar më parë drejtuesit të mjetit që kryen shkeljen. 

 

Pas këtij vendimi, Policia Rrugore ndalohet të vendosë gjoba kur automjeti është në lëvizje apo pa u ndaluar drejtuesi, në mënyrë që të vihet në dijeni për shkeljen që ka kryer dhe arsyen pse po ndëshkohet. Ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë dhe ka nisur zbatimi i tij nga strukturat në terren. Përveç ankesave të qytetarëve, vendosja e gjobave në mungesë shihet edhe si rast abuzimi me vendosje gjobash fiktive, dhe me mundësi për t’i manipuluar, me ndryshim shifrash apo germash të targës së mjetit.

 

Qindra drejtues automjetesh që rezultojnë debitorë, e kanë justifikuar mosshlyerjen e gjobave me pretendimin se nuk kanë qenë në dijeni e për këtë arsye nuk i kanë paguar. Sipas këtij urdhri, vetëm parkimi i gabuar i mjetit bën përjashtim për vendosjen e gjobës në mungesë. Duke qenë se drejtuesi i mjetit ka mundësi të shohë fletën e gjobës të vendosur në xhamin e automjetit, nënkuptohet se ai është vënë në dijeni për të, gjithashtu edhe për shkeljen e kryer. Aksioni i fundit i Policisë Rrugore për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve që rezultonin debitorë, madje duke mos i lejuar as të kalonin kufirin me automjet, solli probleme në pikat kufitare. Shumë qytetarë pretendonin se nuk ishin në dijeni të gjobave për të cilat rezultonin debitorë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama