Adelina Muca zhurma e bukur e Mirandolines

Adelina Muca,
E Zonja e Bujtines" vazhdon te shfaqet me sukses ne Teatrin e Metropolit. Arsyet per ta ndjekur jane te shumta; Nje komedi brilante e shkruar nga Carlo Goldoni, nje venie skenike plot zgjuaresi nga Hervin Culi, nje kast i zgjedhur aktoresh qe nisin me aktorin e madh te skenes, Fatos Selen dhe vazhdojne me te tjere emra si Eni Jani, Genc Fuga, Arben Spahiu, Ermonela Alikaj, Adelina Muca, Gent Decka dhe nje publik i mrekullueshem qe e mirepriti qe ne naten e premieres.

Ato duket se jane te ndryshme ne karakter. Njera me pak e permbajtur, tjetra me e rafinuar.

Ortensia-Dejanira, nje dyshe perfekte, e ndertuar me stil dhe mencuri, mund te quhet me te drejte edhe 'zhurma' e Bujtines. Jo vetem joshin seksin e kundert, por njeheresh sjellin me delikatese nje mencuri femerore, qe i drejton ne zgjidhjen e momenteve te rendesishme te komedise se karaktereve.

Cfare ndodh ne dy ore ne skenen ku batuta dhe e qeshura thithen lehtesisht nga spektatori? Perse u perzgjodh nga regjisori? Kush jane ambiciet e aktores Adelina Muca, e cila njeheresh mban edhe pozicionin e Drejtores ne Teatrin e Metropolit? Pse endrrat e nje aktoreje te talentuar mund te behen realitet... Per te gjitha keto flet per gazeten "Koha Jone", Adelina Muca.

Ortensia, nje rol karakteri, qe ndihmon personazhin e Mirandolines ne joshjen ndaj seksit tjeter. Sa e rendesishme ka qene linja e perballjes femerore ne kete afersi kunder meshkujve?

Personazhi i Ortensias ne kete veper eshte nje tjeter simbol i seksit femeror, qe duke shfrytezuar libiton e saj, vlerat e nje femre joshese dhe profesionin si aktore dhe diku edhe sinqeritetin, mundohet te arrije qellimin e saj. Ndryshe nga Mirandolina ajo nuk e lufton seksin mashkull, perkundrazi ne disa momente i duket me e drejte te jete e sinqerte me ta duke u treguar se nuk eshte nje dame, por thjesht nje aktore komedie. Mendoj se te dy personazhet (bashke me Dejaniren) plotesojne akoma dhe me shume figuren femerore dhe plotesojne njera-tjetren ne perballjen me seksin mashkull.

Jeni nje dyshe ne shfaqje 'Ortensia dhe Dejanira'...ka qene qellim mbajtja e dyshes, apo gjate provave eshte diskutuar te realizohet keshtu?

Ne veper Ortensia dhe Dejanira, e luajtur nga mikesha ime tashme edhe ne jeten e perditshme, Ermonela Alikaj, jane dy aktore komedie qe praktikisht konsiderohen mikesha dhe e perbashketa e tyre eshte profesioni dhe qellimi i tyre.Ortensia ndryshe nga Dejanira shfaqet si nje femer me e shkathet, me e zgjuar, qe di te krijoje dhe te dale nga situatat, me te cilat perballen dy aktoret. Eshte Ortensia ajo qe terheq Dejaniren pas vehtes dhe e shtyn te jete pjese e "intriges" dhe dialogut qe con ne realizimin e qellimit. Mendoj se autori ka krijuar kete dyshe aktoresh, te ndryshme nga njera- tjetra, por teper te lidhura, me qellim per te evidentuar me teper karakterin, sensualitetin dhe cfare eshte me e rendesishmja, zgjuarsine femerore sidomos per te zgjidhur situatat momentale. Per ta perforcuar nje gje te tille regjisori Hervin Culi sugjeroi faktin se edhe ne dialog Dejanira duhej te ndiqte Ortensian, duke perseritur frazat e saj dhe duke u munduar ta imitonte ate, por gjithmone duke u bazuar tek karakteri. Ortensia dhe Dejanira jane nje dyshe e cila i jep kesaj vepre ngjyra, atmosfere dhe alegri. Diku kam degjuar te na konsiderojne si zhurmueset e shfaqjes dhe ky fakt me pelqen. Mund te them se i gjithe suksesi qe ka patur ky cift ka ardhur nga puna deshira dhe fakti qe ne argetohemi pamase ne skene, pa lene menjane dhe harmonine qe na karakterizon edhe ne jeten e perditshme me njera-tjetren.

Pantomima ishte nje gjetje e jotja, apo e regjisorit?

Pantomima eshte nje pjese teper e rendesishme ne "Comedia dell 'Arte" dhe fatmiresisht une e kam praktikuar ne Akademine e Arteve. Mendoj se cdo aktor duhet ta kaloje si eksperience dhe te punoje me te pasi te ndihmon ne ekspresivitetin e fytyres, trupit dhe nepermjet saj ti mund te arrish te shprehesh gjithcka dhe te percjellesh emocion tek publiku edhe duke mos folur. Per mua plastika dhe gjuha e trupit jane nje tjeter mjet teper i rendesishem per nje aktor.

Ne kete shfaqje Ervini donte te krijonte nje etyd me dy aktoreshat e komedise. Si fillim kishim Ermonelen (Dejanira) e cila zoteronte shume mire violinen ndersa une mund te kerceja. Gjate provave ne tavoline Ervini spikati ekspresivitetin tim dhe me pyeti nese mund te beja dicka. Me kerkoi te imitoja Charli Caplin, qesha dhe u vura paksa ne siklet, nuk e kisha bere ndonjehere, por me pelqeu shume si ide. E provova dhe me sugjeroi te punoja me te. Dhe ndodhi qe nje dite pas perfundimit te provave duke punuar ne zyre dhe duke degjuar Mozart Requiem lindi ideja sesi mund te ishte etydi. U ngrita dola ne skene dhe nisa ta punoj. Pa vetedije krijova nje etyd pantomime e cila perkonte ne nje menyre perfekte me idene dhe konceptin e regjisorit per personazhet e aktoreve, por qe perfshin edhe nje game te tere njerezish te cilet luftojne ne menyra nga me te ndryshmet per te patur nje jete me te mire, apo per te plotesuar te pakten nevojat me minimale te jeteses dhe sidomos seksi femer i atyre viteve por edhe i koheve te sotme. Pasi e prezantova Ervini u lumturua, por ne te njejten kohe me ndihmoi edhe me disa sugjerime te tjera. Dhe si perfundim i gjithe stafi i aktoreve bashke me regjisorin u shprehen se ky etyd u be nje nga pikat me te rendesishme te shfaqjes.

Nje akore komedie, apo aktore e drames, cfare do te te pelqente me shume?

Ne kaq eksperience sa kam si aktore kam patur shansin te provoj dramen, komedine e situates, komedine e karaktereve dhe tragjedine. Mund te them se nje aktori i mjafton edhe vetem eksperienca jetesore per t'u shprehur ne keto zhanre. Personalisht them se, ashtu sikurse ndodh te qesh apo te qaj ne jeten time personale, ndodh qe te dua dhe te kem nevoje te luaj cfaredo lloj zhanri ne teater, pasi cdo ndjesi eshte e vizatuar mrekullisht brenda nesh nga vete natyra njerezore. Kjo me ben te mos arrije t'i ndaj dhe te profilizohem.

Te vjen keq qe nuk ishe Mirandolina?

Mund te them se te gjitha femrat e kesaj bote jane nga pak Mirandoline. Mirandolina per mua eshte nje personazh shume i bukur, i cili shpreh zgjuarsine femerore sensualitetin e saj dhe them se eshte rol i veshtire dhe i jep aktorit mundesine per te shprehur vlerat e tij, normalisht eshte dhe rol protagonist dhe gjithkush mund ta deshironte. Por, kur shoh rolin e Ortensias, them se edhe ajo eshte Mirandoline ne vetvehte, ka zgjuarsine, ka joshjen, krijon situata, eshte e qeshur, eshte dinake. Pavaresisht se nuk eshte rol protagonist, nga ana profesionale them se dhe ky personazh ka veshtiresine e tij dhe kjo jepet ne faktin qe Ortensia ka thyerje te jashtzakonshme dhe ne nje kohe skenike kaq te shkurter i duhet t'i prezantoje publikut, nje dimension shumeplanesh aktoresk. Kjo te ndihmon te shprehesh aftesite e tua si aktor edhe pa qene protagonist.

Sa eshte shfrytezuar hapesira skenike ne Teatrin e Metropolit per te zberthyer figuren e Ortensias.. ?

Hapesira skenike e ketij teatri kaq te mrekullueshem - me fal nese e teproj, por e dua kete teater pafundesisht - i ka dhene personazhit te Ortensias te gjithe hapesiren e mundshme. Po te shohesh te dyja aktoret pra Ortensia dhe Dejanira hyjne ne skene per here te pare duke kaluar permes publikut. Gjithashtu mund te them se ne jemi munduar te shfrytezojme cdo milimeter qe ofron kjo skene. Une jam e idese se nuk eshte e rendesishme se sa hapesire skenike ke. Nje aktor i mire mund te luaj dhe mund ta realizoje figuren e tij skenike duke qene edhe "i mbyllur ne nje kafaz". Mua me pelqejne skenat e vogla dhe vendosja e publikut aq prane me ben te ndjehem njesh me te dhe lumturohem kur ne rastin e kesaj shfaqjeje, gjate etydit, u afrohem njerezve, i shoh drejt e ne sy dhe komunikoj me ta qofte edhe pa folur. E adhuroj faktin qe une jam aq prane mbretit tim - publikut - dhe ai eshte aq prane sherbetorit te tij - aktorit - dhe perfton ndjesine qe mund te kete nevoje per momentin. Kjo per mua eshte gjeja me e magjishme qe ka teatri, te arrijme te depertojme ne ndjesite e njeri-tjetrit, si publik-aktor dhe te behemi aq te afert dhe te dashur per njeri tjetrin, te shkembejme energji pozitive ne ato dy ore sa nuk eshte e rendesishme nese pas mbarimit te shfaqjes ne nuk shihemi me. Kjo eshte sfide per regjisoret dhe per aktoret

Sa argetohesh me "Zonjen e Bujtines"?

Pafundesisht. Argetohem ne skene, po edhe para, apo pas shfaqjes me te gjithe stafin edhe te teatrit. Jemi nje grup i mrekullueshem. Ndoshta prandaj ka ardhur ky sukses nga dashuria me te cilen eshte punuar.

Cfare ka mbetur pa bere nga roli, po peson ai ndryshime nga shfaqja ne shfaqje?

Ortensia eshte nje personazh i vizatuar. Si aktore, them se dita-dites mund te jap shume e me shume. Cdo here dalin gjera te reja, qe ti i zbulon cdo dite. Kjo mbetet e bukura e ketij profesioni.

Si je ndjere nga prezenca e Fatos Seles dhe te gjithe grupit te aktoreve?

Jam ndjere shume mire. Jam e lumtur qe ishte ky grup aktoresh. Ne shkojme shume mire me njeri- tjetrin dhe kemi filluar te kihemi shume xhan. Prezenca e Fatos Seles ishte nje shtyse tjeter per te punuar fort qe, te pakten, te mundja te arrija te isha e pranueshme ne skene perballe tij. Per mua eshte nje aktor i mrekullueshem dhe nje njeri i jashtezakonshem, butesia miresia dhe dashuria e se cilit me ka ndihmuar te kuptoj disa gjera te tjera jo vetem per profesionin. Jam e nderuar qe kisha mundesine te ngjitesha ne skene me nje aktor dhe njeri te tille.

Ku eshte ambicia jote ne teater? Po ne film?

Me pelqen te luaj ne teater, pak me teper se ne film. E ndiej me shume teatrin. Paralelisht me kete shfaqje po xhiroj ne nje telenovele ku kam nje rol jo pak te rendesishem. Por sa me shume ghiro, aq me shume dua teatrin. Kjo nuk do te thote se filmi nuk me pelqen, por ndjehem me e gjalle ne teater.

Sa i ploteson ambiciet e tua "Teatri i Metropolit"?

Deri tani Teatri i Metropolit me ka dhene ate qe kushdo ne vendin tim do ta enderronte. Per kete falenderoj z. Kico Londo, qe me zgjati doren per te jetuar, per te marre e per te dhene ne endrren time. Ambiciet e mia jane me kembe ne toke, nuk fluturojne, kjo me ben te jem e matur dhe te pranoj te mesoj, te jap me teper ne Teatrin e Metropolit, ku mbizoteron profesionalizmi dhe dashuria per kete ajer magjik, sic eshte teatri.

Nga : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama