Nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as i pamenduar prej tij ky koment. Përkundrazi. Ka qenë një paralajmërim për atë që do të vijojë në sezonin e ri në programin më të ndjekur të televizionit “Top Channel”, “E diell”. Sipas miqve të afërt të prezantuesit, Krasta duket se nuk do të jetë më pjesë e programit argëtues të të dielave. Ende nuk është zyrtarizuar projekti i ri ku do të shfaqet prezantuesi sezonin e ardhshëm, ndërsa mësohet se gjithçka mund të ndodhë. Krasta sipas fjalëve në ambjetet mediatike mund të jetë sërish në “Top” për të drejtuar sërish “100 milionë”, edhe ky një progrma mjaft i ndjekur, ashtu siç edhe ofertat që s’ mungojnë në këtë rast mund ta çojnë në një ekran tjetër. Nga ana tjetër, shkëputja nga e “E Diell” thuhet se nuk ka të bëjë vetëm më anën finaciare, por edhe me marrëdhëniet e Krastës me autorët e fundit që pati ky program…
Në skenë del Albani
Emri i Alban Dudushit, gazetarit dhe prezantuesit i të një prej emisioneve më me traditë në këtë televizion, është më i përfoluri për zëvendësimin e Adi Krastës në “E diell”. Në fakt nuk është vendosur ende gjithçka, por emrat e kandidaturave janë hedhur në tavolinë, e më i mundshmi duket ai i Dudushit. Edhe pse deri në shtator, kur edhe do të nis puna për nisjen e sezonit të ri të programeve, ka kohë dhe mund të ketë edhe risi emrash. Përsa u përket autorëve të “E diell” ende nuk dihet nëse do të vazhdojnë të jenë çifti i artistëve nga Kosova, Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku, apo do te ketë të reja edhe në këtë front… por gjithsesi, ajo që dihet me siguri është se këtë herë “E diell” do të vijë me një fytyrë të re!