Kompania është përpjekur të sheshojë polemikat, duke e cilësuar rastin si “një gabim të bërë padashje” dhe duke rikonfirmuar besimin e saj tek administratori, i konsideruar si shumë i kualifikuar për të mbuluar detyrën dhe me një histori suksesesh në drejtimin e kompanive teknologjike.
Në fakt, përpara se të mbërrinte tek Yahoo!, Thompson kishte drejtuar PayPal dhe në faqen e eBay, shoqëri e drejtuar nga PayPal, kurrikulumi i administratorit ishte i saktë. Megjithatë, lidershipi i Yahoo! është në pritje të sqarimeve.