Adoleshentet Te semura pas bukurise

Adoleshentet: Te semura pas bukurise
Adoleshentet me mitin e trupit perfekt. Tetë në dhjetë kanë fiksimin e trupit të përsosur. Por në “Facebook” e përshkruajnë veten si të ishin yje.Mjafton të hysh në dyqanet e kozmetikës apo qendrat e bukurisë për të kuptuar se klientët më besnikë janë vajzat e reja, sidomos ato nën moshën 18-vjeçare. E kanë fiksim bukurinë dhe në “Facebook” apo rrjetet sociale e përshkruajnë veten si të ishin yje të vërteta. Por pas nuk mbeten edhe meshkujt, ku në vend që të tregojnë buzëqeshjet, preferojnë të tregojnë muskujt në fotot që hedhin në internet.

 Por nëse për ta, mendimi fiks janë muskujt, për vajzat është pesha trupore: tetë në dhjetë mendojnë se duhet të dobësohen. Këto janë fiksime që të kushtëzojnë jetën e që shpesh mund të çojnë drejt vetëvrasjes, siç ndodhi javën e kaluar me Domenika-n, studentja me origjinë polake, e pakënaqur me pamjen e saj, vendosi të vriste veten me thikë në banjot e shkollës. Ashtu siç i ndodhi Isabelle Caro-s, viktima e fundit e dobësisë në pasarelë. “Ky fiksim nuk është krejtësisht iracional. Sot pamja e jashtme është shumë e rëndësishme për çfarëdolloj gjëje që bëjmë në jetë. Kur intervistuam një kampion studentësh universitarë, na u përgjigjën se ‘përse të mos mbështetemi te bukuria? Është gjithçka që kemi’.

 Vajzat e reja sot e dinë se trupi mund të jetë një armë e shkëlqyer, edhe pse fiksimi i tyre për atë që mund t’i pëlqejë meshkujve, përfshi edhe dobësinë shpesh është i tepruar”, shpengojnë specialistët. Sipas Maggie Wykes dhe Bartrie Gunter, dy studiuesit kryesorë të raportit që vajzat e reja kanë për imazhin tyre, nga ku del se janë të pakënaqura me pamjen fizike, prek më shumë perëndimoret dhe aziatiket dhe vajzat e sapodiplomuara. 80 për qind e konsiderojnë veten më të shëndosha se sa duhet. E në fakt, jo më kot dietat janë bërë mikeshat e tyre të ngushta.

Gjithçka fillon që nga mosha 14 vjeç, kur kuptohet se ke hyrë në adoleshencë dhe për këtë arsye, duhet mbajtur gjithçka nën kontroll. Po në këtë moshë fillojnë edhe dëshirat e tjera për të bërë piercing, tatuazhe apo shenja të tjera të dallueshme për të rënë në sy. Sipas një studimi të bërë në vitin 2010, 15.5 për qind e adoleshenteve nga 12 deri në 19 vjeç ka një piercing, 6.5 një tatuazh, ndërsa 5.3 për qind kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale për motive estetike.

Të burgosura pas bukurisë, të rejat duket se duan të tërheqin pas vetes edhe bashkëmoshataret e tyre. “Në bazë të gjithçkaje është një gabim komunikimi. Femrat mendojë se meshkujve u pëlqejnë trupat shumë të dobët se sa ato janë në të vërtetë, ndërsa te meshkujt mendojnë se vetëm muskujt kanë rëndësi. “Sigurisht që një trup i bukur të bie në sy. Mua më tërheqin vetëm meshkujt me një fizik shumë të mirë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe shoqet e mia”, tregon një adoleshente 17-vjeçare. “Të kenë një fizik të mrekullueshëm është shqetësimi i vetëm dhe i vazhdueshëm i të rejave. E perceptojnë si shumë të rëndësishme dhe për më tepër, sipas tyre, bukuria është bërë rezultat që duhet arritur dhe për këtë duhet të luftojnë vazhdimisht për ta arritur, edhe pse rreziqet sa vijnë e shtohen”, tregon psikoanalistja angleze, Susie Orbach. Ajo e cilësohen këtë fenomen te të rinjtë si “the virus of body hatred”, sindromi i urrejtjes së trupit.

Me pak fjalë, askush nuk e njeh ilaçin e shpëtimit. “Terapia? Për fat të keq mund ta aplikojmë kur një djalë apo vajzë ere ka nisur të shfaqë simptomat e para të vuajtjes. Por edhe nënat luajnë rol shumë të madh në gjithë këtë: një grua e qetë është e vetmja që mund të ndihmojë vajzën të heqë dorë nga këto fiksime të kota”. Për t’u ardhur në ndihmë femrave që nuk janë të kënaqura me trupin e tyre, së fundmi është publikuar edhe një libër “Body drama”, shumë inkurajues, që u heq të rejave çdolloj dyshimi rreth trupit të tyre. Ky libër është edukativ e zbavitës, edhe për gratë në moshë, madje autorja ua këshillon të gjitha femrave: atyre që kalojnë orë të tëra në banjë, të tjerave që po heqin para mënjanë për të bërë ndonjë operacion plastik, atyre që mbajnë gjithmonë dietë, atyre që nuk vishen, apo atyre që mendojnë se femrat e revistave janë një model për t’u arritur.

 Libri i dedikohet totalisht trupit femëror, është plot fotografi me trupa të vërtetë e të shëndetshëm, por përveç kësaj është shkruar nga një ish-mis amerikane, për të ndihmuar vajzat të kapërcejnë problemet dhe konfliktet me trupin. “Mendoni se vetëm sepse jam zgjedhur mbretëreshë e bukurisë, nuk kam probleme me trupin tim? Gaboheni”, shkruan autorja. Mes një reviste femërore dhe një manuali mjekësor, “Trupi im”, në Amerikë u përzgjodh në dhjetëshen e librave më të rëndësishëm për vajzat dhe autorja u ftua të bënte prezantimin e saj në shumë transmetime televizive (mes të cilëve dhe ajo e së famshmes Oprah Winfrey).

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama