Adoleshenti lanson aplikacionin qe gjendet ne top listen e shitjeve

Adoleshenti lanson aplikacionin qe gjendet ne top listen e shitjeve
Nick D'Aloisio shfrytëzoi kohën e tij pas shkolle për të zhvilluar aplikacionin Summly. Ky është një aplikacion për smartfonë që ofron përmbledhjet e lajmeve dhe vetëm dy ditë pas lansimit në SHBA arriti në vendin e nëntë të shitjeve në dyqanin e Apple Store. Aplikacioni, i quajtur Summly, është dizajnuar nga 17 vjeçari Nick D’Aloisio dhe ka marrë më shumë se një milion dollarë fonde nga investitorët. Mbështetës të profilit të lartë të këtij projekti janë Stephen Fry, shefja ekzekutive e Tech City Joanna Shields dhe pronari i Newscorp Rupert Murdoch.

Megjithatë, kritikët e parë e kanë përshkruar aplikacionin si “konfuz”.

“Navigacioni është i paqartë”, shkroi Oliver Devereux në faqen e vështrimeve të dyqanit të Apple, gjithashtu është quajtur dhe “jo aq intuitiv”.

Summly ofron përmbledhjet e lajmeve ekzistuese që publikohen në internet Mirëpo aplikacioni është vlerësuar me notën katër nga pesë të mundshme nga përdoruesit në përgjithësi. D'Aloisio shfrytëzoi kohën e tij pas shkolle që të zhvillonte idenë e tij për aplikacionin për smartfonë që ofron përmbledhjet e lajmeve ekzistuese që publikohen në internet. Ky aplikacion është falas dhe përdor algoritme që procedojnë lajmet në përmbledhje të cilat përdoruesit mund ti shohin të gjitha nëse dëshirojnë.

“Ne kemi punuar shumë në ndërfaqen e cila duket si asnjë tjetër në iPhone”, tha D'Aloisio për BBC.

“Ne bashkuam algoritmin me këtë dizajn të mrekullueshëm. Aplikacioni përmbledh mijëra artikuj çdo minutë”, shtoi ai.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama