Oleksandr Zinçenko do të jetë blerja e dytë e Pep Guardiolës për merkaton e verës. Mediat britanike raportojnë së Guardiola është i vendosur që ta bëjë mesfushorin pjesë të Sitit, pavarësisht performancës në "Euro 2016".
19 -vjeçari ukrainas ka bindur teknikun e Sitit pasi thyerjes së rekordit si lojtari më i ri që shënon me kombëtaren e Ukrainës, rekord që e mbante më parë legjenda e futbollit Andrei Shevçenko. Zinçenko shënoi në fitoren 4-3 të Ukrainës kundër Rumanisë.