Adriatiku ne agoni i nxehti po e vret

Adriatiku në agoni, i nxehti po e vret

Dhe në detin Adriatik ka një rrymë të vogël, një shirit që transporton energji... Atë energji e cila lëviz ujërat e detit, duke i ndaluar kështu Adriatikut të transformohet në kënetë. Por ndoshta për të përshkruar këtë fenomen duhet të përdorim të shkuarën: Adriatiku, kishte një rrymë ujore. Nuk është një ngjarje pa rëndësi. Kjo anomali, (e cila është regjistruar 4 vjet më parë) duhet të jetë formësuar tashmë. Nëse ngrohja globale do bëjë të vetën dhe në këtë rast, pasojat do të jenë katastrofike. E para që do të zhduket është Venecia, dhe padyshim e gjithë fauna detare. Shumë qetë do të shfaqej dalëngadalë lluca, ishujt e algave do të lulëzonin dhe do të kishte gjithandej grumbuj peshqish të asfiksuar.

Alarmi për Adriatikun është dhënë dje, në një konferencë të zhvilluar mbi ndryshimet klimatike mbajtur në Itali. Deti ynë nuk ka më dimër, temperatura nuk zbret. Problemi i temperaturave nuk është një problem i lidhur vetëm me ujërat në sipërfaqe, nuk po ngrohet vetëm “lëkura” e Adriatikut. Sipas të dhënave të bëra publike, temperatura e detit deri në 100 metër thellësi është tashmë 2 gradë mbi mesataren dimërore, 15 në vend të 13 që ka qenë. Në dimër të 2003, në Gjirin e Triestes mesatarja e temperaturës kaloi nga 5 në 13 gradë. Praktikisht deti nuk arrin të ftohet mjaftueshëm, dhe kështu nuk aktivizohet mekanizmi që çon në përzierjen e shtresave të ndryshme të Adriatikut. Ujërat qëndrojnë shumë të nxehta për të ulur temperaturën, duke i dhënë jetë një rryme të ftohtë drejt jugut, i cili ndërton motorin e ndërrimit të këtyre ujërave, dhe mund të quhet ndryshe dhe frymëmarrja që mban gjallë detin. Dhe siç ndodh gjithmonë në ekosistem: një dëmtim tërheq një dëmtim tjetër. Mungesa në rritje e substancave ushqyesve që vijnë nga thellësitë, e shkaktuar nga bllokimi i rrymave ka shkaktuar një lëkundje të mikroalgave, baza e zinxhirit ushqyes: detit i duhet të ndryshojë dietën pasi furnizimet janë mbaruar në mënyrë të papritur. Por nuk mbaron me kaq. Më pak ushqim dhe më nxehtë do të thotë më pak aftësi për të thithur anhidrid karboni. Domethënë një dëmtim tjetër, një faktor i cili rëndon përshpejtimin e ngrohjes globale, i cili është dhe shkaku i problemit. Llogaritet që çdo cikël humbjesh i Adriatikut bën që të mblidhet në qiell anhidridi i karbonit, në një masë të tillë, sa çlirohet kur digjen 5 mijë hektarë pyje.

Adriatiku rrezikon të ketë fundin e Detit të Zi, një pellg i mbyllur në një thellësi prej 150 metrash, i cili është tashmë i vdekur. Po zhvillohet një proces me pasoja shumë të rënda. Specialistët bëjnë thirrje dhe mendojnë që dikujt duhet t’i shkojë në mendje të bëjë shpenzime publike për të ndërtuar makina gjigante, për të vënë në qarkullim ujin e Adriatikut, pasi duhet pasur parasysh që është një mjek i kualifikuar dhe i garantuar: dhe ky mjek është pikërisht natyra. Duhet të mbledhim gjithë aktivitetin njerëzor për të ndihmuar detin. Duhen lumenj më të pastër dhe më të bollshëm dhe peshq “inteligjentë“ që të ndihmojnë procesin e riekuilibrit.

Sipas ekspertëve, deti Adriatik rrezikon të bëhet Deti i Vdekur: një gropë e mbyllur dhe pa jetë, nën 150 metër thellësi.

Kura?!

Lumenj më të pasur dhe peshq “inteligjentë“

Pakësohen mikroalgat, kështu prishet zinxhiri ushqimor

Ngrohja

Nëse nuk ka ndryshim termik mes shtresës më sipërfaqësore të detit dhe asaj më të thellë, nuk ka lëvizje. Pakësohet mekanizmi që shkakton ripërzierjen e ujërave në brendësi të detit

Algat e detit

Rezultati i parë është zhdukja, kjo për shkak të mungesës në rritje të ushqyesve nga thellësitë, të mikroalgave, të cilat përfaqësojnë bazën e zinxhirit ushqimor të detit.

Anhidridi karbonik

Sa më pak ushqim dhe më nxehtë do të thotë më pak aftësi për të thithur anhidrid karboni. Një dëmtim tjetër, faktor i cili rëndon përshpejtimin e ngrohjes globale, i cili është dhe shkaku i problemit.

Rrymat e Mesdheut

Vija e shkëputur

Tregon rrymën e Gjirit të Triestes që në 2003- shin u ndërpre

Vija e zezë

Shënon rrymat Veri – Jug, të cilat sigurojnë shndërrimin mes ujërave të thellësisë dhe atyre në sipërfaqe

Vija gri

Shënon rrymat Perëndim-Lindje, të cilat garantojnë shkëmbimin e ujërave mes detit Mesdhe dhe oqeanit Atlantik

Rryma e Gjirit

Rryma e Gjirit, e thënë ndryshe dhe rryma veri-atlantike është një rrymë oqeanike e ngrohtë, e cila zbut klimën e vendeve evropiane që kanë dalje në oqeanin Atlantik, siç është për shembull Britania e Madhe

Karakteristika të detit Adriatik

Ka një sipërfaqe prej 130.000 km katrorë, gjatësia maksimale 850 km, gjerësia 203 km, thellësia më e madhe 1590 m ( në vijën Shëngjin- Monopol ( Itali)

Bregdeti shqiptar i këtij deti në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë, i formuar si rrjedhojë e grumbullimit të vazhdueshëm e të pandërprerë të lëndëve të ngurta të lumenjve. Vetëm në disa vise kodrinore, që kanë krijuar edhe kepe vazhdon gërryerja. Në përgjithësi, si pasojë e rrymave hyrëse dhe dalëse të Kanalit të Otrantos ujërat gjatë bregdetit shqiptar janë më të ngroha dhe me kripësi më të lartë se ato të bregdetit italian. Deti Adriatik ka ujë me dukshmëri të lartë, rreth 40 m dhe me ngjyrë të kaltër në blu. Ujërat e këtij deti kanë gjithashtu pasuri të mëdha peshku dhe kripe.

E.Demollari : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama