Fati i Skënderbeut dhe dënimit të tij do të mësohet përfundimisht para datës 20 qershor. Arsyeja pse çdo vendim përfundimtar duhet marrë para kësaj date është se atëherë do hidhet shorti për Kupat e Eurpës nga UEFA.
Dënimi i Skënderbeut ndikon direkt në kalendarin ndërkombëtar pasi përfshin të dy turnetë, Ligën e Kampioneve dhe Europa League, për më tepër duke ndikuar në radhitjen e skuadrave në short.
Ndaj pritet që javën e ardhshme të mblidhet Komisioni i Apelit të UEFA-s, i cili duhet të lejojë kohën e mjaftueshme që çështja të paraqitet në CAS të Lozanës.
Në këtë të fundit do të kërkohet proces i përshpejtuar, i cili lejohet për raste të ngjashme kur ka afate që kushtëzojnë palët e përfshira në gjyq.