Një studim mbi këtë temë, tregoi se çdo i dytë i punësuar kishte lidhje me kolegun apo kolegen nga puna në vendin e punës. Shumica e lidhjeve të zyrës kryesisht janë të natyrës seksuale dhe zgjasin deri në momentin kur s\'ka më pasion. Ka edhe të tilla që përfundojnë me tregim të bukur dashurie, por natyrisht edhe ato që përfundojnë me grindje dhe fjalë të këqija ka me bollëk.
Para se të lëshoheni në aferë seksuale apo të dashurisë me kolegun nga puna, mendoni se çfarë pasoja mund të ketë në statusin tuaj në firmë apo avancim në karrierë. Përgatituni për komente të këqija, përqeshje por edhe në të gjitha përfundimet e këqija të romancës suaj.