Agim Llupo dhe zedhenesja Mulaj marrin banese sociale nga Bashkia e Tiranes

Agim Llupo dhe zedhenesja Mulaj marrin banese sociale nga Bashkia e Tiranes
Bashkia e Tiranës është përfshirë në një skandal për shkak se ka miratuar dhënien e një kredie të butë për gardistin Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e një prej katër protestuesve të “21 janarit”. Në listë, dhënia e “shtëpisë sociale” është bërë në emër të nënës së tij Liri Llupo. Në listës e personave e familjarëve që përfitojnë strehë me ndihmë të Bashkisë së Tiranës, bën pjesë edhe babai i zëdhënëses së Esmeralda Mulajt.

Esmeralda Mulaj

Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale ishte shprehur se transparenca do të ishte në themel të punës së tij si kryebashkiak. Por kërkesës së këshilltarëve të majtë për të bërë transparencë për këtë listë ai e ka refuzuar.

Këtë skandal e ka denoncuar edhe deputeti i PS-së Erjon Braçe. “Lulzim Basha sapo i ka dhënë autorizm për “banesë më të lirë” familjes së vrasësit të 21 janarit Agim Llupo”, shkruan Braçe në profilin e tij në “Tuiter”.

Ai shkruan më tej se e gjitha kjo mund të jetë një skenarë që në fund do të çojë në pranimin e vrasjeve të “21 janarit” nga Llupo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama