Akuzat e bëra nga opozita javën e shkuar, se qeveria e kryesuar nga kryeministri Edi Rama ka thyer embargon për naftën nga Irani, janë rrëzuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila sqaron situatën përmes një raporti. Sipas zëdhënëses së kësaj agjencie, Madalena Sanocko, Shqipëria është përdorur vetëm si destinacion i përkohshëm: “Shqipëria nuk e ka shkelur embargon e OKB-së për naftën nga Irani, – sqaroi Sanocko. – Shqipëria është përdorur vetëm si destinacion i përkohshëm. Nafta iraniane ka pasur si destinacion Turqinë”