“Është hera e katërt që marrë pjesë në një sfilatë të modës në Dubai, por kësaj radhe pjesëmarrja ka qenë e veçantë pasi kam arritur që të dërgoj edhe vajza të tjera shqiptare”,-është shprehur Vuthaj.
Ndërkaq, në muajin prill Vuthaj, së bashku me modelet e njëjta pritet të udhëtoj përsëri në Dubai. “Kësaj radhe pritet që ekipit tonë t’i shtohen edhe katër vajza të tjera pjesëmarrëse nga “Miss Kosova 2007” dhe Kosova do të prezantohet atje si shtet”, ka theksuar ajo.
Ish “Miss Kosova 2003”dhe “Miss Shqipëria 2004", Agnesa Vuthaj, tashmë mund të konsiderohet si pjesë e shou-bizensit të modës, sidomos që nga viti 2004 e këtej.
Ajo udhëheq me shoqatën “Agnesa Vuthaj Association”, ndërkaq ka lidhje të veçanta me agjencinë e modës “Top Model of the World”, me qendër në Dubai.
Marre nga : BalkanWeb.com