Ansi Agolli do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen e së mërkurës ndaj Francës.
Në një konferencë për mediat të mbajtur pranë hotelit ku është akomoduar Kombëtarja në Francë, Agolli dha se ndihej i vlerësuar për vendimin e De Biazit dhe në të njëjtën kohë, foli për përgjegjësitë që mbart shiriti i lënë nga Lorik Cana, pas kartonit të kuq që mori ndaj Zvicrës.
"Është një kënaqësi mjaft e madhe si futbollist. Është maksimumi për një lojtar dhe shpresoj të jap më të mirën për këtë ndeshje. Përgjegjësia është mjaft e madhe. Janë 10 milionë shqiptar që ti përfaqëson, kështu që...",-deklaroi Agolli.
Ndërsa u shpreh se është i ndërgjegjshëm për presionin me të cilin do të përballet nesër në fushë. "Franca nuk ka vetëm Pogbanë, por disa lojtarë cilësorë, sidomos lojtarët e krahëve.
Ne që luajmë në krah do të kemi shumë punë nesër. Për sa i përket ndeshjes me Zvicrën, pas një ndeshje emocionuese, arritëm të dilnim në lojën tonë, kartoni i kuq na i vështirësoi disi gjërat",-tha ai.
Pas dënimit të Lorik Canës në pjesën e parë ndaj Zvicrës, shiritin e kapitenit e mori mbrojtësi Elseid Hysaj.
Por trajneri Xhani De Biazi duket se ndryshoi mendim, duke ia kaluar shiritn e kapitenit Ansi Agollit.