Darka e mbrëmshme informale mes drejtuesve të shtetit shqiptar, atyre të Kosovës dhe futbollistëve të kombëtares, ka qenë një ambient aq miqësor sa futbollistët nuk kanë kursyer batutat as me "organizatorin", Kryeministrin Edi Rama.
Futbollistët kanë folur të gjithë me radhe me mikrofon dhe në një prej këtyre rasteve, mbrojtësi Ansi Agolli, i ka lëshuar një thumbim Kryeministrit shqiptar.
"Kaçe më tha meqë s'më dha makinën, më mirë të mos vijë në stadium Kryeministri, se s'na ka ecur shumë në këto ndeshjet e fundit", ishin fjalët e Agollit, mes të qeshurave në sallë.
Rama kishte premtuar "një veturë për Kaçen dhe një traktor për Mavrajn" gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me futbollistët menjëherë pas fitores me Rumaninë.