Agon Channel kalon nen administrim nga shteti

Agon Channel kalon nen administrim nga shteti

Në vendimin e gjykatës për sekuestrimin preventiv të pasurive kompanive të Francesco Becchettit, thuhet se për ekzekutimin e këtij vendimi dhe administrimin e pasurive të sekuestruara ngarkohet Agjensia e Sekuestrimit të Pasurive të Konfiskuara. Lidhur me televizionin Agon Channel, është caktuar një administrator shtetëror, i cili bashkë me një përmbarues gjyqësor do të marrë në administrim 60% të aseteve të televizionit.

 

Emri i administratorit nuk bëhet me dije ende. Nuk pritet që televizioni të ndërpresë transmetimet, pasi aksione të tjera të tij janë në pronësi edhe të personave që nuk janë nën hetim. Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi kompanitë “Agonset”, “Cable System”, “Energji”, “400 KV” dhe “Fuqi”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama