Agostineli Keqardhje qe nuk e mbyllem me fitore e meritonin tifozet

Agostineli: Keqardhje që nuk e mbyllëm me fitore, e meritonin tifozët

Andrea Agostineli është shprehur i mërzitur për humbjen në "Qemal Stafa" ndaj Teutës dhe që skuadra nuk arriti të realizojë objektivin, titullin.agostineliPor, pavarësisht kësaj, trajneri i Partizanit ka përgëzuar lojtarët për lojën e zhvilluar gjatë kampionatit.

"Nuk arritëm të fitojmë ndeshjen e fundit, realisht kam ndjerë keqardhje, sepse duhej ta mbyllnim me fitore për tifozët. Skuadra jonë nuk arriti të ishte e përqëndruar sepse e kishte mendjen se si po shkonin ndeshjet e tjera. Megjithatë duhet të kujtojmë si kurrë më parë partizani nuk ka shkuar kaq pranë titullit. Kemi bërë një kampionat shumë të mirë dhe i kam përgëzuar lojtarët për lojën e zhvilluar".

Kontrata

"Do takoj drejtuesit dhe do flas me to për të vendosur për këtë çështje. Në rast se vazhdoj në drejtimin e Partizanit, edhe sezonin tjetër do të jetë po kjo skuadër që do të luftojë deri në fund".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama