Agostineli Largohem nese nuk me duan

Agostineli: Largohem nëse nuk më duan

Për trajnerin e skuadrës së Partizanit, Andrea Agostineli, çështja titull ende nuk është mbyllur. agostineliNë intervistën e dhënë për mediat, ai është shprehur se fitorja ndaj Skënderbeut në transfertë rihap gjithçka, duke qenë se edhe Flamurtari me të cilin korçarët luajnë në fund nuk ka siguruar ende mbijetesën.

Mendoni se pas kësaj humbjeje, shanset e Partizanit për titullin kampion jashtë shuar?

Në drejtimin moral dhe atë të pikëve nuk jemi të favorizuar. Por, ne e dimë se për të fituar këtë kampionat, duhet të triumfonim ndaj Skënderbeut dhe Teutës në fund. Ua kam thënë lojtarëve të mi një gjë të tillë, pasi ndeshja atje duhet luajtur.

Çfarë do të ndodhë nëse fitojmë ndaj Skënderbeut pas kësaj humbjeje.

Mund të ndodhë që takimi mes Flamurtarit dhe Skënderbeut i javës së fundit të jetë i vërtetë dhe vlonjatët të marrin trepikëshin. Nëse Flamurtari do të ishte i shpëtuar, ndoshta s'do të kishte motiv.

Si mund të fitoni në Korçë, kur Raçiç s'i kontrollon dot nervat, mbrojtja është e coptuar dhe mesfusha nuk funksionon?

Kemi vështirësi, pasi ka lojtarët që kanë përballuar kampionatin dhe tani janë në vështirësi fizike. Por, pasi kemi bërë autokritikën tonë, besoj se sot ka pasur edhe raste në të cilat na janë mohuar disa gjëra.

Nuk besoj se mund të flisni për raste të mohuara, kur përballë kishit një ekip që nuk dihej nëse do të vinte të luante dhe mbërrin në stadium 30 minuta para ndeshjes, pasi ka bërë rreth 3 orë udhëtim?

Nga eksperienca ime, kjo më shumë dukur një strategji e skuadrës kundërshtare. Lajmet se nuk do të vinin të luanin, ishin për të na shpërqendruar dhe ulur përqendrimin tonë.

Në fund të takimit tifozët kanë qenë të pakënaqur, madje disa prej tyre kanë kërkuar largimin tuaj. Keni një koment?

Nëse tifozët e mi duan një gjë të tillë pas një humbje dhe klubi gjithashtu, atëherë s'kam çfarë të bëj tjetër veçse të iki. Por, mendoj se është reagim normal i tifozëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama