"Sot fitoi grupi. Janë titullarët, apo simbolet ata që i përgjigjen grupit". Kjo ishte një pjesë e deklaratës që trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli bëri pas fitores që ekipi i tij mori sonte ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0.
Trajneri vlerësoi reagimin e skuadrës pas hapit të gabuar që Skënderbeu bëri një natë më parë ndaj Tërbunit.
I pyetur në studion e 'Supersport', se Sukaj pretendon se i ka një picë borxh, italiani iu përgjigj duke thënë se ishte i gatshëm t'i jepte 'edhe dy', duke iu referuar edhe dopietës që shkodrani realizoi në "Qemal Stafa".
Por gazetarët në studio nuk e lanë me kaq dhe pyetën Xhevahir Sukajn për përgjigjen e Agostinelit. Nga ana e tij, sulmuesi u shpreh me humor se "Starova i ka pas thënë që është mbi peshë dhe është në dietë".