Agostineli nuk rrezikon me Filipen risi ne mbrojtje

Agostineli nuk rrezikon me Filipen, risi në mbrojtje

Partizani ka kryer dje seancën e fundit stërvitore për këtë sezon futbollistik, përgatitje të cilat janë zhvilluar pasdite në ishkompleksin "Dinamo". skenderbeu partizani 0-1Trajneri Agostineli ka menduar që seanca të zhvillohej para vendgrumbullimit të ekipit, kështu që dje ekipi i parë ka ndërruar vendin me skuadrat e moshave, të cilat janë spostuar në Kamzë. Përgatitja e fundit është zhvilluar në orarin e ndeshjes dhe kryesisht është punuar në aspektin tekniko-taktik.

Ndonëse është rikthyer, stafi teknik ka menduar që të mos rrezikojë me aktivizimin e Filipe Gomes ndaj Teutës. Kështu që braziliani nuk pritet si titullar në sfidën e sotme. Ndërsa argjentinasi Torasa mendohet të jetë në fushë nga minuta e parë, por nëse nuk e nis si titullar në vend të tij mund të luajë Fazliu ose Bardhi. Risia në takimin e fundit pritet të vijë në mbrojtje, ku me shumë mundësi 18- vjeçari Nertil Hoxhaj do të luajë si mbrojtës i majtë.

Në mungesë të Kalarit, Atandës dhe Trashit, përzgjedhja për këtë pozicion mbetet mes Franc Veliut dhe 18-vjeçarit Hoxhaj. Gjatë pjesës së dytë të sezonit, trajneri Agostineli u ka dhënë mundësi edhe disa lojtarëve të rinj, si Bardhi, Fili dhe Ramadani. Ndoshta nesër është dita që Nertil Hoxhaj të bëjë debutimin me Partizanin në Kategorinë Superiore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama