Qe nga viti 1912 deri ne dhjetor te vitit 1924, ky Bir i Madh i Vlores do te luaje nje rol te rendesishem ne ngjarjet historike qe percaktonin fatin e Shqiperise.
1 – Lufta per mbrojtjen dhe konsolidimin e Pavaresise
“Me 1912 kur u ngrit flamuri ne Vlore u arratis prej trupave turke dhe ka mbet kurdohere ne
Gjindarmeri”, shkruhet ne fletanketen e tij.
Ne kete kohe, trupit te drobitur te Shqiperise iu versulen armiq te shumte, serbet nga Veriu, greket
nga Jugu dhe nga deti, esadistet nga brenda, mbeturinat e ushtrise se Xhavit Turgut Pashes, nga Fieri dhe Berati. Mjaftonte vetem qe mbeturinat e ushtrise turke te dilnin ne limanin e Vlores per ne Turqi dhe qeveria e Vlores do te rrafshohej pertoke dhe keshtu Pavaresia e Shqiperise qe porsa kish lindur, do te merrte fund.
Por jane dy heronj, Isa Boletini, qe gjendej ne Vlore me 400 ushtare te tij dhe Ahmet Lepenica qe e kuptojne rrezikun qe i kanosej pavaresise. Ata i dolen perpara ne Vjose mbeturinave te ushtrise turke te gjeneralit te tmerrshem Xhavit Turgut Pashes dhe e detyruan ate te kthehej mbrapa dhe te nisej per ne vendin e tij nga limani i Semanit.
“Asnje sherbim tjeter te mos i kishte bere Atdheut Isa Boletini me kosovaret e tij trima, kjo trimeri e tij do te ishte e mjaftueshme t’i siguronte nje vend te nderuar ne historine e Shqiperise...”,
thote Skender Luarasi, biografi i Isa Boletinit.
Ne prill te vitit 1913, Ismail Qemali dergoi ne Lushnje dy burra te zgjedhur: Qazim Kokoshin, firmetarin e aktit te pavaresise, prefekt dhe major Ahmet Lepenicen, komandant te xhandarmerise ne krye te 100 xhandareve dhe nepunesve te administrates.
“Duke mburrur me te drejte qeveritaret e Lushnjes dhe Libofshes, detyre e quajme te perhirojme dhe komandantin e gjindermarise te Lushnjes, z. Ahmet Lepenica, se eshte treguar vertet nje ushtar i detyres ne nje kohe kur kusaria e vjedhja kishin mbytur Myzeqene”., shkruan shtypi kohes.
Ne vitin 1914, nuk mjaftuan ujqerit e jashtem, por Shqiperise ju versulen edhe çakejte e brendshem, rebelet esadiste me devizen “Dum baben” e me flamurin turk ne krye, duke shkelur me kembe flamurin e kombit shqiptar. Kjo bande çakejsh, antishqiptare, e mbyti ne gjak vendin tone. Zeri i atdheut e thirri edhe kesaj here trimin dhe shqiptarin Ahmet Lepenica per te treguar se shpirti shqiptar rronte dhe do te triumfonte. Ne fletanketen e tij shenohet se: “Asht gradue major me 1914, me urdhen extra, prej nje komisioni te posaçem ne perpjekje me rebela ne Vjose”.
2 - Lufta per çlirimin e krahinave te Jugut te Shqiperise prej pushtuesve greke
Kur qeveria e Athines krijoi te ashtuquajturen Levizje te Epirit te Veriut dhe “palikaret greke” shkelen vendin tone, duke djegur e therur gra dhe femije, major Ahmet Lepenica u ngarkua te organizonte qendresen e popullit, te çlironte krahinat e pushtuara, t’i merrte ato ne dorezim dhe t’i bashkonte me token meme, duke ngritur atje flamurin shqiptar, gjindermarine dhe administraten shqiptare.
Gjate vitit 1914, Ahmet Lepenica u ndodh atje ku ishte rreziku me i madh, atje ku kerkohej guximi, trimeria dhe jeta e njeriut.
Qeveria dergoi ne Jug nje kompani prej 120 vetesh dhe vuri ne dispozicion te major Ahmet Lepenices edhe 4OO “djemte” e Isa Boletinit. Me keto forca Ahmeti çliroi Leskovikun, Kolonjen, Tepelenen, Gjirokastren, Permetin etj.
“Vullnetaret kosovare te shperndare aty ketu ne grupe te vogela, ndihmuan edhe ne Jug te Shqiperise. Keta djem trima te Veriut, i pashe me syte e mi te paren here, ne kompanine e major Ahmet Lepenices dhe ne togen e Abas Taushanit e te Faslli Kurtit, kur erdhen ne Kolonje dhe çliruan fshatin tone nga andartet greke, ne prill 1914. Ata niseshin ne lufte duke kenduar marshin e Shkupit”, shkruan Skender Luarasi.
Ne dhjetor 1914, pas pushtimit te vendit nga Italia, ai u largua nga detyra dhe u kthye te jetonte ne vendlindjen e tij ne Lepenice.
3 - Qendresa ndaj pushtuesit italian dhe pergatitja per lufte
Pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore, me 1918, Italia vazhdoi te mbante te pushtuar nje pjese te territorit shqiptar, ndermjet te cilit edhe Vloren, prandaj vlonjatet filluan te interesohen per fatin e tyre.
Keshtu, ne mars te vitit 1919, ne Brataj te krahines se Mesaplikut, u formua shoqeria “Mbrojtja shkollore”. Ky emer ishte sa per t’iu veshur syte italianeve, se ne fakt shoqeria kishte si synim pergatitjen e popullit per te çliruar Vloren, prandaj ne plan te pare shoqeria shtroi nevojen e propagandes kunder pushtuesve italiane.
“Midis asaj djalerie çquheshin: Hysni Lepenica, Tahir Hoxha, Abdurrahman Çiraku, Foto Vitua, Rexhep Sulejmeni, Gani Alikua, Meçan Selami, Gani Iliazi, Hasan Pulua, e shume te tjere. Prej intelektualeve ne katunde Qazim Koculi e Murat Miftari punuan shume per kryengritjen”, shkruan Halim Xhelua.
Perleshja me pushtuesit me 28 nentor 1919 ishte kulmi i kundershtimit dhe urrejtjes ndaj pushtuesit, por edhe sinjali i zemerimit popullor per te thelluar perpjekjet per liri.
Qytetaret vlonjate, se bashku me shume fshatare qe kishin zbritur ne Vlore, u mblodhen ne Xhamine e Tabakeve dhe shperthyen ne nje demonstrate te fuqishme neper rruget e qytetit, qe u shnderrua ne nje perleshje te pergjakshme me pushtuesit. Bashke me patriote te tjere ne krye te kesaj demonstrate qendronte edhe major Ahmet Lepenica.
4 - Ne mbrojtje te Kongresit te Lushnjes
Ne fillim te vitit 1920, major Ahmet Lepenica organizoi njesitet e armatosura, per te mbrojtur Kongresin e Lushnjes.
“Me 12–13 janar 1920, shkruan Ibrahim Abdullahu, ne Vlore sosi ministri i Brendshem Myfit bej Libohova, per te mbledhur milice. Ahmet Lepenica nga Lushnja me dergonte nje leter, ku midis te tjerash me thoshte te lajmeronim popullin ne qytet, se milicet qe po mbledh Myfit beu i do si forca kunder Lushnjes”.
Po keshtu, Hamza Isai, perfaqesues i Komitetit “Mbrojtja Kombetare” me boten e jashtme me qender ne Korfuz shkruan:
“Kongresi i Lushnjes hasi ne kundeshtimin e komandes italiane ne Vlore… Me 13 janar u shpall se mbledhja e Lushnjes ishte e ndaluar. Me inisiativen e Ymer Radhimes, Halim Xhelos, Myqerem Hamzarajt dhe Osmen efendiut u be nje takim tjeter i fshehte ku qeshe edhe une… Ne kete mbledhje ka marre pjese edhe Ahmet Lepenica, qe ishte derguar ketu nga nenprefekti i Lushnjes, qe kerkonte perfaqesimin e Vlores ne Lushnje. Me pas Ahmeti me kerkoi nje deklarate qe ja dhashe me fjalet:
“Zoteri e Tij Ahmet Lepenica ka dhene nje ndihme te çmuet ne organizim te gjindarmerise per mbrojtjen e mbledhjes se Lushnjes, duke i bere nje sherbim te çmuar Atdheut”.
Po te shfletojme me kujdes historine, do te dale e qarte se pa kete perkrahje dhe mbrojtje ushtarake, nuk do ta kishim Kongresin e Lushnjes dhe mrekulline e Vlores, pra nuk do ta kishim rifituar Pavaresine e Shqiperise.
5 - Epopeja e Vlores me 1920, lavdia e Ahmet Lepenices
Sapo mbaroi Kongresi, Ahmeti u kthye ne Vlore per organizimin e kryengritjes se armatosur. Ai kishte besim te madh se populli priste vetem sinjalin e kryengritjes, ndaj fshat me fshat e dere me dere i ngriti njerezit ne kembe.
Me 10 mars 1920, Ahmet Lepenica, si perfaqesues i krahines se Mesaplikut, mori pjese ne mbledhjen qe u be me parine e qytetit dhe te fshatrave te Vlores, ne te cilen u vendos “qe çeshtja e Vlores te zgjidhej me arme”.
Ne nje takim tjeter: “ Ne Armen takimi zgjati dy dite… Ahmet Lepenica kishte pergatitur te dhenat per armatimin e municionet qe gjendeshin ne Vlore, dhe armatosjen e fshatarsise se Vlores. Ne kete mbledhje foli edhe Duro Shaska, qe u tregua i gatshem per te vene ne dispozicion te vatanit mallin e gjene e gjalle… Takime te fshehta u bene edhe ne fshatra te tjere si Picar, Dukat e Lepenice. Ne takimin qe u be ne Lepenice, ne shtepine e Ahmet Lepenices, moren pjese edhe Memo Metja, Sali Vranishti, Shero Agaj…”.
I rendesishem eshte edhe takimi qe u be ne Lepenice, me 27 shkurt 1920, pasi ne kete takim mori pjese edhe Kryeministri i Shqiperise Sulejman Delvina. Lepenica u zgjodh prej tij, pasi ajo ishte vendlindja e Ahmet Lepenices, mikut te tij qe nga koha e Turqise. Takimi u be ne rreze te malit, ne vendin e quajtur Krivove. Paria e Vlores aty, miq nga Mallakastra si dhe kryeministri Sulejman Delvina, ishin ne bese te Ahmet Lepenices, te cilet u priten dhe u siguruan prej tij.
Sinjali i kryengritjes u dha me 29 maj 1920, kur ne malin e Barçallase ne Dukat, u mblodhen paresite e qytetit dhe fshatrave te Vlores.
Ne kete kuvend u vendos: “Kundeshtimi i armikut dhe me arme dhe gjer ne shuarje e shfarosje te njeres pale, neqoftese nuk do te lironte vete e me te mire vendin e zaptuar pa asnje te drejte … dhe me pas u ngrene nje e nga nje e me radhe, plot qetesi por me nje shprehje te rende e nje lloj solemniteti ne fytyrat e ashpera, te djegura nga dielli e te rrahura nga era, dhe u betuan ne Kuran: “Me therte me gjithe ç’kam…”
Ne Barçalla u zgjodh nje Keshill Kombetar prej 30 vetesh, nga gjiri i te cilit doli nje komitet i ri, “Mbrojtja Kombetare”, i perbere prej 12 anetaresh. Kryetar i Komitetit u zgjodh Osmen Haxhiu.
Anetare ishin: Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cano, Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Muqerem Hamzaraj dhe Murat Miftari.
Komiteti i zgjedhur emeroi nje komision oficeresh qe do te drejtonte veprimet nga pikepamja ushtarake. Ne krye te ketij komisioni u emerua major Ahmet Lepenica.
Pra, e thene ne gjuhen ushtarake, u formua shtabi i luftes dhe shefi i shtabit u emerua major Ahmet Lepenica.
Me daten 2 qershor 1920, komiteti “Mbrojtja Kombetare”, e vendosi seline ne mal te Beunit, mbi fshatin Vajze. Ne mbledhjen e dates 4 qershor 1920, major Ahmet Lepenica u emerua Komandanti i Pergjithshem.
Major Ahmet Lepenica e merrte detyren e shenjte te Komandantit te Pergjithshem ne saje te personalitetit tij te njohur, atdhetarizmit te flakte, dijeve ne fushen e strategjise ushtarake, njohjes se artit popullor ushtarak, pervojes ne shume luftera, besimit te madh qe populli kishte tek ky bir i denje i tij.
“Te bejme te ditur Z. S. se je i emruar me fuqi te plote Kumandant i Pergjithshem i Trupave Kombetare, duke u peshtetur ne burrerin dhe ne atdhetarsine tuaj.
Ngarkohe me kete barre shume te shenjte dhe te rende.”, thuhet ne urdhrin e emerimit leshuar ne Malin e Beunit, mbi Vajze, te dates 4 qershor 1920, dhe te firmosur nga komiteti “Mbrojtja Kombetare”.
Epopeja e Vlores me 1920 eshte nje nder faqet e lavdishme te historise sone. Gjaku i trimave shqiptare dhe sherqet qe mbeten si legjende mbi telat me gjemba te armikut, perseriten edhe nje here heroizmin stergjyshor te te pareve tane.
Detyra e Komandantit te Pergjithshem te Trupave Kombetare, ishte jo vetem e veshtire - thuhet ne urdhrin e emerimit - por edhe e shenjte dhe me pergjegjesi historike.
Ahmet Lepenica, derisa erdhi ne Luften e Vlores kishte kaluar me fitore dhe lavdi shume beteja ne te gjithe territorin e Ballkanit, prandaj populli kish thurur per te shume legjenda: “Nuk e ze plumbi”, “Ka lindur oficer me fat”, “Ai s’mundet kurre”. Keto legjenda kishin bazen e tyre te vertete. Ne karrieren e tij te gjate, qe kur kishte marre ne dore pushken si ushtar i Perandorise Otomane, dhe ne Shqiperi, ai nuk e kish njohur humbjen dhe te gjitha gradimet i kish marre jashte radhe dhe vetem per vlefte trimerie, ne Turqi dhe ne Shqiperi.
Edhe gjate kesaj lufte ai u tregua strateg, trim, organizator i shkelqyer, udheheqes i shquar popullor. Ai udhehoqi fuqine dhe furine popullore perballe gjeneraleve akademiste me te njohur te Europes si Piaçentini, Gotti, Maxoni, Pulieze etj., dhe fitoi mbi ta.
Keshtu major Ahmet Lepenica ne komande te fshatareve te Vlores, Kurveleshit dhe Tepelenes, niste udhen e lavdise kunder nje ushtrie nga me modernet e kohes. Fuqite italiane komandoheshin nga gjeneral Setimio Piaçentini, i cili kishte nje ushtri prej 20.000 trupash dhe nje shtab prej 12 gjeneralesh.
Ne kohen qe shqiptari Ahmet Lepenica jepte komanden qe do ta vendoste ate ne faqet e lavdishme te historise se vendit tij, gjeneral Piaçentini i shkruante Komandantit te Divizionit te 13, gjeneral E. Pulieze: “eshte fjala per nje mase amorfe, qe nuk ka udheheqje, qe nuk ka rregullsi (disiplinore) dhe qe nuk ka asnje organizim te sherbimeve”.
Por ç’tregoi sheshi i luftes? Rane Kota, Gjormi, ku nje luan i Lepenices, Meçan Isa Ngucaj, i vuri gjoksin mitrolozit te armikut, ra Vajza, Dukati, Radhima, Drashovica, Matohasanaj, pa permendur stacionet e vogla e te shumta te karabiniereve, te shperndara ne krahine. Mbetej vetem Llogoraja, ku po luftohej dite e nate per dy dite rresht, prej çetave te Lepenices nen komanden e Sheme Jazos dhe te Gjormit nen komanden e Selam Hasanit.
Keshtu, pasi rane te gjitha garnizonet e pushtuesit, mbetej vetem Tepelena dhe qyteti i Vlores. Pushtuesi u grumbullua i gjithe ne kalane e Kanines, ne qytetin e Vlores dhe ne Kalane e Tepelenes, e cila ra me humbje te medha me 21 qershor.
Fitoret e rrufeshme ne keto kuota bene qe te binte morali i ushtrise italiane dhe njekohesisht te rritej autoriteti dhe prestigji i Ahmet Lepenices dhe besimi i kryengritesve tek ai.
Qe te kuptojme rendesine historike te ketij sherbimi te shquar, qe Ahmet Lepenica i beri vendit te tij, duhet te kuptojme rendesine qe pati kjo lufte; qe sipas historianit Muin Çami:
“Lufta e Vlores zgjati dy muaj. Ajo nisi me 5 qershor 1920 dhe mbaroi me 2 gusht te atij viti. … Kjo periudhe dy mujore nuk eshte e mbushur e gjithe me ndeshje te armatosura. Vetem faza e pare tre javore, qe shtrihet deri me 21 qershor, ka qene karakterizuar nga luftime te ashpera dhe nga fitore ushtarake te pa nderprera dhe bile te bujeshme te pales shqiptare. Gjate kesaj faze, faktoret ushtarake te fitores jane tejet te dallueshem dhe me shume peshe. Ishin keto fitore, ato qe i detyruan qeveritaret italiane te pranonin ate qe e kishin kundeshtuar vendosmerisht me pare … Ndersa faza tjeter pasuese me e gjate prej gati 5 javesh, qe shtrihet deri me 2 gusht 1920, eshte dalluar me shume nga bisedimet diplomatike midis dy paleve …
Pas 21 qershorit e deri me 2 gusht 1920, qe shenon mbarimin e Luftes me nenshkrimin e Protokollit, nuk pati me ndeshje te armatosura ne shkalle te gjere … Vetem me 22–23 korrik 1920, forcat shqiptare te çlirimit, ndermoren nje sulm te furishem kunder pozicioneve italiane, sulm qe kishte nje synim politik. Donte te ndikonte mbi palen italiane per t’i dhene fund zgjatjes se bisedimeve italo–shqiptare … Megjithate fitoret ushtarake qe ishin arritur deri me 21 qershor nga forcat çlirimtare, mbeten te pa cenuara …
Pavaresisht nga diskutimi rreth sasise se forcave, i rendesishem dhe i padiskutueshem mbetet fakti, qe ja vlen ta perserisim, se ishte fillimi i luftes se armatosur dhe ishin sidomos fitoret ushtarake te arritura ne fazen e pare te luftes, ato qe i hapen udhe tryezes se bisedimeve, te refuzuara me pare me kryeneçesi nga qeveria e Romes …
Mund te thuhet pa medyshje se ishte faktori ushtarak, se ishin lufta dhe fitoret e armeve shqiptare, ne fazen e pare te luftes, gjate qershorit, qe bene te mundur lindjen e faktoreve politike dhe qe gershetimi i tyre çoi ne nenshkrimin e Protokollit, te 2 gushtit 1920.”
Pra siç del nga gjykimi i historianit Muin Çami, qe iu referohet gjithe studiuesve shqiptare dhe te huaj; kundrejt nje literature mjaft te gjere, ne fushen ushtarake merita e fitores iu takon fshatareve trima te Vlores, Tepelenes dhe Kurveleshit, nen udheheqjen e Komandantit te Pergjithshem te Trupave Kombetare, major Ahmet Lepenices.
Ne historine e Shqiperise, Ahmet Lepenica vleresohet me keto fjale: “Ne Kote, fshataret kryengrites treguan shembuj te shkelqyer heroizmi. Kunder regjimentit te gjeneralit Gottit, qe mbrohej nga fortifikimet e betonuara dhe nga zjarri i artilerise se rende, patriotet trima, nen komanden e Kapiten Ahmet Lepenices, kaluan disa here me radhe ne sulm. Me ne fund, afer mengjezit, duke hedhur gunat e tyre mbi gjerdhet me tela me gjemba, kaluan permbi to, hyne brenda gazermave, dhe i detyruan ushtaret dhe oficeret italiane qe kishin lene shume te vrare, midis te cileve edhe vete gjeneralin Gotti, te dorezohen”, thuhet ne nje dokument te kohes.
Edhe studiues te tjere kane vleresuar fitoret e kryengritesve nen udheheqjen e major Ahmet Lepenices:
Ne fazen e dyte te luftimeve Komiteti “Mbrojtja Kombetare”, u vendos ne Drashovice, nje fshat 10 kilometer larg Vlores.
Komiteti qe tani kishte marre pamjen e nje qeverie, siç thoshte popullit, per qellime politike, e shpalli Drashovicen prefekture dhe Vloren n/prefekture qe varej nga Drashovica.
“Ne Drashovice ishte ngritur gjithashtu flamuri kombetar shqiptar, te cilin autoritetet italiane nuk e kishin lejuar te ngrihej ne krahinen e Vlores qysh prej vitit 1916”.
Pas vendosjes se Komitetit ne Drashovice u be edhe riorganizimi i forcave luftarake.
Major Ahmet Lepenica u emerua Komandant i Pergjithshem i Xhandarmerise, dhe mbeti Shef Shtabi, nenkomandant i Luftes.
Kapiten Qazim Koculi u emerua Komandant i Pergjithshem i Trupave Kombetare
Edhe si n/komandant Ahmet Lepenica e ushtroi funksionin e tij, keshtu qe vazhdoi te jepte pervojen e tij te gjate dhe te vyer ne fitoren e luftes. Korrespodenti i gazetes “Drita” te Gjirokastres, Gani Abazi kujton:
“Per marrjen e Vlores Komisioni ka bere disa takime … U ndane detyra per mobilizimin e forcave te tjera te luftetareve. Qazim Koculi, Spiro Koleka, e Ali Beqiri shkuan ne Himare, ku i bene thirrje popullit te atyre fshatrave per t’u mobilizuar ne lufte… Ahmet Lepenica u la zevendes i Qazim Koculit qe shkoi ne Himare … Nuk e harroj kurre takimin e Komisjonit ne Vreshtat e Medha, ku Qazim Koculi bashke me Ismail Hakiun e Ahmet Lepenicen pergatiten planin e sulmit te 22 korrikut 1920. Sipas ketij plani… ushtria italiane u godit nga shtate drejtime”.
Rendesine e Luftes se Vlores e kane percaktuar shume studiues dhe historiane, ndermjet te cileve permendim:
Arben Puto: “Lufta e Vlores perben nje nder faqet me te ndritura te historise se Shqiperise se pavarur … Nga pikepamja e rendesise dhe e pasojave, si Kongresi i Lushnjes, ashtu edhe Lufta e Vlores mund te barazohen me Shpalljen e Pavaresise ne nentor te vitit 1912”.
Ndersa Muin Çami thote se: “Me fitoren e Luftes se Vlores, populli shqiptar shpetoi vendin nga nje fund teper tragjik, nga coptimi i trete i trojeve shqiptare … E drejta e kesaj krenarie i takon ne radhe te pare popullit te Vlores dhe te krahines … Faktori i brendshem luajti rolin vendimtar ne rifitimin e pavaresise te shtetit shqiptar dhe te mbrojtjes te integritetit te tij territorial”.
6 - Major Ahmet Lepenica, nje nder kater ushtaraket me te vleresuar te Shqiperise
Ende pa hyre trupat kombetare ne Vlore, major Ahmet Lepenica me 29 gusht 1920, mori emerimin prej ministrit Spiro Koleka: “Ju bej te ditur se Z.J. u emruat Kumandant i Fuqis se Gjendarmarise, Vlores…”, pra kemi nje vazhdim te detyres qe ai kish marre ne Drashovice.
Ne janar 1921, Ahmet Lepenica u transferua komandant i detashmenteve te Lushnjes, ndersa me
12 shkurt 1921:
“Ju njoftohet se jeni shenue Kumandant i Krahut te Vjoses. Porositeni; komanden e detashmenteve te Lushnjes ja dorezoni major Veis Sevranit, e zotria juaj te niset ne krye te detyres ne Vlone”.
Qe te kuptojme rendesine e kesaj detyre dhe vleresimin qe qeveria i bente major Ahmet Lepenices, mjafton te kujtojme se territori i Shqiperise ishte ndare ne kater zona: Krah komanda e Shkodres, Krah komanda e Peshkopise, Qark komanda e Tiranes dhe Krah komanda e Vjoses.
Keshtu pra del e qarte se major Ahmet Lepenica ishte nje nder kater burrat ose nje nder kater ushtaraket e vleresuar te gjithe Shqiperise. Por Krahu i Vjoses ishte territori me i veshtire per te vendosur rendin dhe qetesine, sepse politika greke vazhdonte intensivisht provokacionet, ndersa pjesa me e madhe e territorit Vlora dhe Gjirokastra, sapo kishin dale nga pushtimi italian, Himara ndodhej akoma nen pushtimin grek.
Kete detyre Ahmet Lepenica e kreu me devocion, me aftesi dhe kompetence te larte ushtarake. Ne ate kohe, per te kryer nje detyre kaq te rende, ne fushen e gjindarmerise ne radhe te pare duhej vendosmeria dhe atdhedashuria, trimeria dhe disa dhunti natyrore te intelektit qe Ahmetit nuk i mungonin.
7 – Kthimi i Himares shqiptare ne gjirin e memes Shqiperi
Fati i kishte rezervuar Ahmet Lepenices edhe nje veper tjeter te madhe, kthimin e Himares shqiptare ne gjirin e memes Shqiperi.
Dihet se qe nga 28 nentori vitit 1912, Himara nuk ka qene faktikisht e bashkuar me shtetin shqiptar, ajo vazhdoi te veteqeveriset me venomet e kohes se Turqise nen diktatin grek, ndersa nga data 25 gusht 1916, ndodhej nen pushtimin italian.
Pas fitores se Luftes se Vlores, vlonjateve dhe qeverise se Ilias Vrionit i mbetej edhe nje detyre e rendesishme: bashkimi Himares, me 7 fshatrat qe perbenin kete krahine, me shtetin shqiptar.
Kete barre te rende dhe te shenjte e mori persiper major Ahmet Lepenica. Keshtu ai po nisej drejt heroizmit dhe drejt perjetesise, me nje plan te studiuar me se miri.
Me 1 qershor 1921, toger Azis Çami nga Qafa e Llogorase hyri ne Palase. Komandanti i Pergjithshem i operacionit, major Ahmet Lepenica kishte marre udhen me te veshtire dhe me luanet e tij te Laberise, kapiten Osman Tetova, toger Dhimiter Bala, n/toger Anest Qesari, toger Rrapo Çelo nga ana lindore e Himares kishin mberritur tek Qafa e Mretes ne Kuç, afro nje ore e gjysme larg nga Piluri, fshati qe i zoteron te gjashte fshatrat e tjera te Himares dhe i ka si ne pellembe te dores. Keto masa ushtarake dhe strategjike ishin te domosdoshme, sepse ne çdo moment mund te godiste djallezia dhe pabesia greke, si dhe njerezit qe kishin shitur shpirtin e tyre tek greket.
Ne leme te Pilurit u mblodh fshati dhe major Ahmeti mbajti kete fjale: “Juve duke qene shqiptare nen sundimin shqiptar te mos kini sot dhe kurdohere as ndonje shqetesim, se Qeveria jone popullore mendon dhe vepron vazhdimisht per qetesine dhe lumturine e popullit shqiptar dhe kurre s’mundet te guxoje njeri te prish qetesine tuaj…”.
“Ora me 19 e gjysem u fut xhandarmeria ne qytetin e Himares, ku popullsia kishte dale per pritje.
Z. Azis Çami jashte Himares kishte nxjerre ushtaret e tij … dhe se bashku shkuan e u vendosen ne shkolle.
Z. major Ahmet Lepenica me kapiten Tetoven, mbetne ate nate ne Pilur per arsye ushtarake...” ,
Por lavdia dhe heroizmi tij nuk ndalen ketu…
8 - Nga Jugu ne Veri. Ne lufte per mbrojtjen e kufijve veriore
Duke qene se forcat e armatosura te Vlores tashme ishin mbuluar me lavdi me fitoren heroike te Luftes se Vlores, vlonjatet u thirren per ndihme ne Veri per te nxjerre nga tokat shqiptare, serbet, kete armik barbar dhe dinak.
Komandanti i Pergjithshem i Operacionit ne Veri, Ahmet Zogu, i shkruan Ministrise se Luftes:
“Ne emrin e gjith popullit te Matit, lus ate Ministri te kete miresine te ndermjetesoje e te shfaqe falnderimet e posaçme Katundarise se Vlores, per miresine qe paten me dergimin e vullnetareve te asaj prefkture, ne kete qark, te cilet kane qene per here te pare nga Shqiperia e Jugut dhe ngjyen me gjak te vlefshem te tyre shkretetinat e malesise sone.
Vullnetaret e naltpermendur me sjelljet e bukura, dhe me trimerite e qendrimet e plota qe kane rrefyer nder keto malet tona, te ftohta e plot debore, kane lene nje kujtim atdhetar dhe fisnik te pa harruar, sidomos major Ahmet Lepenica, komandant i kesaj fuqie ne te mesymet qe ka ba me marrjen e Shares Zogollit, tuj lane tre te vdekur e disa te varrosun ka pas nje sukses te plote andaj me tutje per me e nderue me nje nishan te Shqipnis, tash propozoj major z. Ahmet Lepenica t`i jepet nje lavderim nga Keshilla e Nalte”.
Lis, 12.11.1921 Me nder Kumandant i Pergjithshem A.Zogolli d.v.
Ishte takimi i dyte ne fushen e betejes i dy Ahmeteve. Takimi i pare kishte ndodhur ne Kongresin e Lushnjes. Takimi i trete do te ndodhte gjate zgjedhjeve te dhjetorit 1923, kur Ahmet Lepenica u akuzua prej partise se Myfit Libohoves, se kishte ushtruar dhune dhe kishte manipuluar zgjedhjet. Ahmet Zogu e mbrojti ne Parlament Ahmet Lepenicen, duke folur gati dy ore per te.
9 - Nga Veriu ne Jug. Perseri ne lufte per caktimin dhe mbrojtjen e kufijve.
Gazeta “Drita” e Gjirokastres, me daten 17 janar 1922, jep kete njoftim te shkurter: “Thuhet se major Ahmet Lepenica qenka emruar Qarkkomandant i Gjindarmerise Gjirokaster”.
Perseri ne nje detyre te veshtire, per shkak te politikes dhe provokacioneve te vazhdueshme greke, per shkak se akoma midis shtetit shqiptar dhe atij grek, ende nuk ishin percaktuar kufijte, per shkak te problemeve te shumta qe kishte ne ate qark, varferia, vjedhjet, krimi etj. Punen e lehtesonte prefekti Kole Tromara, burri me te cilin pati fatin te punoje Ahmeti, deri ne prill te vitit 1924.
Tromara ishte nje atdhetar i klasit pare, ish-kryetar i “Vatres” ne SHBA, shok, mik dhe bashkeluftetar me Fan Nolin, Faik Konicen, Luigj Gurakuqin, dr. Omer Nishanin etj.
Me 27 gusht 1923, ngjau nje krim i madh, ndersa Komisjoni Nderkombetar i Kufijve (KNK) ishte duke udhetuar nga Janina ne Gjirokaster bandat greke sulmuan makinen e gjeneral Telinit dhe e vrane ate bashke me dy oficere italiane dhe nje perkthyes shqiptar.
Ngjarja tronditi boten shqiptare. Kryetari i Parlamentit, per shenje zie pushoi Parlamentin per 24 ore.
Edhe kete moment te veshtire, major Ahmet Lepenica e kaloi me sukses, duke bindur Komisionin Hetues Nderkombetar se krimi i rende dhe i pabese ishte kryer nga qeveria greke.
10 - Humbja e pare dhe e fundit ne fushen e betejes
Ahmet Lepenica u rreshtua ne shoqerine “Bashkimi” dhe me vone ne federaten “Atdheu”. Ky pozicionim e shpuri ate ne udheheqje te Levizjes se Qershorit 1924.
Si shkak per kete levizje, sherbeu vrasja e Avni Rustemit, me 24 prill 1924.
“Fatkeqesia juaj dhe e jona, na e perfshiu heroin ne alltarin e larte prane Kastriotit e Qemalit.
Bashke me ju, djaleria vlonjate humbet e vajton birin e vlefshem te atdheut”.
Ky telegram eshte firmosur prej 26 personaliteteve vlonjate nder te cilet: Qazim Koculi, Azis Çami, Riza Cerova, Ahmet Lepenica, Qazim Kokoshi, Sali Hallkokondi, Halim Xhelo, Hasan Sharra etj.
Avni Rustemi u varros ne Vlore, me 1 maj 1924, me pjesemarrjen e mbi 10 mije veteve, nder ta 43 asambliste, te cilet duke qene se nuk moren pergjigje nga Zogu per kerkesat e tyre, vendosen fillimin e kryengritjes se armatosur dhe rrezuan qeverine e Ahmet Zogut qe u arratis ne Serbi.
Ahmet Zogu ne asnje moment nuk hoqi dore nga ambicia per pushtet, ai u kthye ne pushtet me ndihmen serbe me 24 dhjetor 1924.
Major Ahmet Lepenica u arratis jashte vendit dhe u kthye i falur ne fund te vitit 1926.
Ne kete kohe nje perfaqesi vlonjatesh prej 50 vetesh u thirren ne Tirane prej Ahmet Zogut per pajtim.
11 - Fundi i jetes se nje ushtari te atdheut
Ahmet Lepenica dha frymen e fundit ne vendlindjen e tij ne Lepenice, me 14 janar 1941. Ai nuk la pas as femije, as pasuri dhe as gje prej gjeje, por la emrin dhe vepren e tij te paharruar. Ai u varros pa asnje ceremoni zyrtare ne pronat e tij ne malin e Shen Mertise, percjelle vetem nga fshataret dhe miqte e tij te shumte qe tere jeten e deshen, e mbajten, e mbrojten dhe e nderuan, sepse ai me vepren e tij kish nderuar pergjithnje Shqiperine.
Major Ahmet Lepenica eshte vleresuar dhe dekoruar me medalje te ndryshme ne vitin 1962, ne vitin 1992, ne vitin 2005 dhe ne vitin 2009 eshte shpallur “Qytetar Nderi i Qarkut te Vlores”, por ende nuk eshte ngritur ne vendin qe meriton per vepren e tij qe ka bere per Shqiperine.