Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha ne Prishtine

Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha ne Prishtine

I ftuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, gazetari Blendi Fevziu do të jetë ditën e premte në Prishtinë për të diskutuar mbi dy figura të shtetit shqiptar “Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha – dy rivalë që shënuan historinë e re të Shqipërisë”. Ky diskutim është nxitur nga librat “Enver Hoxha” dhe “Ahmet Zogu–Presidenti që u bë mbret”, shkruar nga Blendi Fevziu dhe botuar nga UET –Press.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi rolin e Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës në formimin e traditës institucionale të Shqipërisë, anën e panjohur të dy burrështetasve, rivalitetin mes tyre dhe politikat e tyre në raport me shqiptarët jashtë Shqipërisë, si dhe do të shtrohen pyetjet nëse Shqipëria ka ngelur peng i dy traditave institucionale të krijuara nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha dhe a ka Shqipëria sot një figurë që mund të quhet burrështetas. Ky diskutim është i dyti në radhë në serinë e diskutimeve që do të organizohen deri në muajin qershor, kur edhe mbahet Panairi i 17-të i Librit në Prishtinë. Qëllimi i këtyre diskutimeve është promovimi i debatit për librin, si dhe përgatitja e opinionit publik për Panairin e sivjetshëm të Librit në Prishtinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama