Ahmet Zogu i Blendi Fevziut 5 mije kopje te shitura

Ahmet Zogu i Blendi Fevziut, 5 mije kopje te shitura

Pas një botimi tjetër të ngjashëm po nga Fevziu, me titull “Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën”, me afro 50000 kopje të shitura, kureshtja është e përgjithshme: a do arrijë edhe ky titull i ri të shesë të njëjtin tirazh?

Ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg dhe ka shitur 5 mijë kopje deri tani, duke premtuar rekordet e thyera me librin “Enver Hoxha”. Libri është shkruar jo nga një historian, por nga një gazetar që ka afro 20 vjet që trajton tema historike. Duke mos qenë historian, libri lexohet me kënaqësi nga të gjithë

Libri më i fundit i Blendi Fevziut “Ahmet Zogu, Presidenti që u bë Mbret”, ka pak ditë që ka dalë në qarkullim dhe ka shitur 5000 kopje. Për shtëpitë botuese që operojnë në Shqipëri, një shifër e tillë kopjesh të shitura do ishte përtej pritshmërive sikur të shiteshin edhe për pesë vjet dhe jo më për disa ditë. Por pas një botimi tjetër të ngjashëm po nga Fevziu, me titull “Enver Hoxha, e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën”, me afro 50000 kopje të shitura, kureshtja është e përgjithshme: a do arrijë edhe ky titull i ri të shesë të njëjtin tirazh?

Personalisht i përkas një brezi që edukimin formal e kam kryer përpara viteve ’90 dhe për Ahmet Zogun nuk kishim parë më shumë se një foto, ndërkohë që epitetet e përgjithshme që përdoreshin për të në librat tanë të historisë, ishin gjithmonë të natyrës stigmatizuese. Veprimtaria e tij, në rastin më të mirë, ka qenë thjesht e shtrembëruar.

Fevziu me këtë botim jo vetëm është në një terren që e njeh mirë, por tregon se edhe di të zgjedhë, çfarë kërkon lexuesi shqiptar, çfarë mungon në serinë e librave që ofrohen për ditë nga shtëpitë e shumta botuese.

Libri mbush një zbrazëtirë në historinë politike të shtetit shqiptar, ose kërkon t’i japë vendin që i takon një njeriu që ka qenë pjesë e ngjarjeve kryesore politike ose iniciues i tyre për 27 vjet (1912-1939).

Libri është shkruar jo nga një historian, por nga një gazetar që ka afro 20 vjet që trajton tema historike. Duke mos qenë historian, libri lexohet me kënaqësi nga të gjithë, jo vetëm sepse janë hequr të gjitha referencat akademike, të cilat gjenden në fund të librit, në trajtën e një bibliografie, por sepse vetë figura e Zogut është trajtuar në të gjitha dimensionet e saj: politikan, ambicioz, kundërshtar i të gjithëve dhe shpesh edhe i vetes, aleat, joshës e arrogant, inteligjent por me kulturë të kufizuar, “i vluar”, bashkëshort e baba. Duke qenë gazetar, Fevziu ka mendim të qartë, kërkon faktin dhe paraqet gjithë dinamikën e ngritjes së pushtetit të Zogut, me fakte e dokumente, me foto e intervista të shumta, faksimile revistash e botimesh.

Të sfidoje pushtetin e Ahmet Zogut ka qenë pothuaj e pamundur. Blendi Fevziu është në një sfidë me veten me këtë botim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama