Arlind Ajeti protagonistë për keq në skuadrën e Frozinones. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka lënë për thuajse të gjithë ndeshjen skuadrën e tij me një lojtar më pak.
Ajeti ka hyrë në mënyrë mjaft të ashpër ndaj sulmuesit të Kievos, Floro Flores. Gjyqtari Ruso ishte i bindur në vendimin e tij, duke e nxjerrë jashtë fushës me kartonë të kuq.
Gjithsesi mediat italiane e konsiderojnë disi të ekzagjeruar, pasi ndërhyrja mund të ishte dënuar edhe më karton të verdhë.
Statistikat- Arlind Ajetika një statistikë mjaft negative teksa në 14 ndeshje të zhvilluar deri tani në Serinë A, deri tani është ndëshkuar me 5 kartonë të verdhë dhe një të kuq.