Frizinone i thotë lajmtumirë Serisë A. Skuadra e mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti u mund me shifrat 0-1 nga Sasuolo, duke u ndalur në vendin e parafundit me 31 pikë.
Në këtë takim u aktivizua që nga minuta e parë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, por ekipi i tij nuk mundi të marrë pikë të vlefshme në një ndeshje vendimtare për mbijetesën.
Sasuolo u duk më e motivuar duke ruajtur vendin e gjashtë me një pikë para Milanit, duke shpresuar për një vend në Ligën e Europës. Por edhe tri pikët nuk i mjaftuan Sasuolos, pasi Fiorentina mori një pikë të vlefshme në ndeshjen ndaj Palermos, duke siguruar Europën.