Ajo i dhuron nje veshke ai i propozon per martese

Ajo i dhuron nje veshke, ai i propozon per martese

Një histori prekëse që vjen nga SHBA; Chelsea Clair një vajzë nga Indiana ishte vetën 19 vjeçe tre vjet më parë ku u njoh me Kyle Froelich, në atë kohë 22-vjeçar dhe mes të dyve lindi menjëherë një ndjenjë e fortë. Por po atë ditë Chelsea zbuloi se Kyle ishte diagnostikuar nga një sëmundje e rëndë në veshkë që kur ishte vetëm 12 vjeç dhe pa asnjë hezitim vendosi t’i dhuronte një veshkë një njeriu të cilin sapo e kishte njohur.

Gjithçka shkoi mirë, pasi veshka e saj fatmirësisht përputhej me atë të djalit dhe tre vjet pas transplantit çifti u martuan pikërisht në vendin ku ishin njohur për herë të parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama