Bashkëshortja e Ministrit Veliaj ka reaguar ndaj fjalorit të rëndë i përdorur nga ish-kreministri në seancën e sotme në Kuvend. Bashkëshortja e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, Ajola Xoxe, ka reaguar me një mesazh në Facebook lidhur me fjalorin e përdorur nga deputeti Sali Berisha në sallën e Kuvendit, që lidhej me emrin e saj. Ajola Xoxe shpjegon se kryeministri Edi Rama kurrë nuk ka përdorur fjalor të tillë ndaj saj dhe se prej tij ka pasur veçse respekt duke theksuar se ndjehet keq nga fjalori i Berishës, i cili ka moshën e gjyshit të saj.
“Me ka kapur nje neveri e papershkrueshme per nivelin e shpifjes qe mund te arrije Berisha! Meqe isha ne ate darke, dua te deklaroj publikisht se kurre, kurre ne jete Kryeministri Rama nuk ka perdorur ndonje fjale fyese ndaj meje, as edhe nje here! Perkundrazi, kam patur vecse respekt prej tij. Sa turp qe nje burre ne moshen e tim gjyshi genjen dhe shpif kaq pa cipe! TURP!”,-shkruan Ajola Xoxe në rrjetin social, Facebook.