Ajri i kondicionuar rreziqet dhe te mirat

Ajri i kondicionuar, rreziqet dhe te mirat
Duhet të jemi të kujdesshëm me vendosjen e impianteve për të evituar problemet shëndetësore me muskujt dhe ato gastro-intestinale. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe pastrimit të filtrave, ku mund të futen mikroorganizma dhe insekte të dëmshme për shëndetin.

Studimet për anët e tij pozitive janë shpesh kontradiktore. Nëse në verë një temperaturë e freskët është thelbësore për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët, duhet të jemi të kujdesshëm me vendosjen e impianteve, për të evituar problemet shëndetësore me muskujt dhe ato gastro-intestinale. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe pastrimit të filtrave, ku mund të futen mikroorganizma dhe insekte të dëmshme për shëndetin.

Dihet që i nxehti dhe i ftohti i tepërt ndikojnë negativisht tek shëndeti jonë, në mirëqenin, madje edhe në punë. Një numër i madh studimesh, sidomos amerikane, i bëjnë elozhe efekteve pozitive të ajrit të kondicionuar, të cilit i atribuohet ulja e përqindjes së vdekshmërisë për shkak të temperaturave shumë të larta jashtë, ndaj ajri i filtruar artificialisht, sipas tyre ka shumë rëndësi. Ai që ka konfirmuar anët pozitive të kondicionerit është edhe një studim i fundit i bërë nga Universiteti shtetëror i Singaporit, që ka treguar se një ventilim i mirë dhe klimatizimi i ambientit të punës, influencon tek reflekset, përqendrimi, kapaciteti numerik dhe kreativiteti i punëtorëve. Por këto studime përgënjeshtrohen nga një tjetër i bërë nga “Cornell University”, që paralajmëron se: ekspozimi me orë të zgjatura në ambiente me ajër të kondicionuar, përveçse bën shumë dëm për shëndetin, ul produktivitetin dhe rrit numrin e gabimeve në punë. Kërkuesit kanë zbuluar se duke rritur temperaturën e tij në mënyrë që të ketë shumë diferencë me ambientin jashtë, rreziqet për shëndetin dhe sidomos ata që vuajnë nga alergjitë, janë shumë të mëdha.

“Ajri i kondicionuar është një nga kontributet më të rëndësishme për cilësinë e mikroklimës shtëpiake dhe nuk ka asnjë dyshim që nëse përdoret ashtu siç duhet, përbën një avantazh si për shëndetin, ashtu edhe për produktivitetin”, - tregon Walter Riçiardi, drejtor i institutit të higjienës në Universitetin katolik të Romës. Në fakt, ajri i kondicionuar redukton frekuencën e efekteve negative që vapa mund të shkaktojë mbi shëndetin dhe ndihmon në termorregullimin e organizmit.

“Falë klimatizimit arrin që edhe gjatë orëve të vapës, gjatë pikut mund të bësh edhe punë të tjera, flihet më mirë, djersit më pak dhe i ndien më mirë efektet”. Por nëse për pjesën më të madhe prej nesh kjo do të thotë të përmirësosh komfortin e ditëve tona, për disa kategori pacientësh ajri i kondicionuar ka rëndësi shumë të madhe. “Për ata që janë të prekur nga sëmundje kronike dhe për kardiopatikët, nxehtësia e lagështira e madhe mund të shkaktojnë përkeqësimin e shëndetit dhe në disa raste edhe vdekjen. Ja përse është e rëndësishme që shtëpitë e të moshuarve duhet të jenë  pajisura me këto aparate, që për ta janë të domosdoshme për të jetuar”, - tregon eksperti.

Por efektet pozitive të ajrit të kondicionuar varen edhe nga mënyra se si e përdorim: nëse abuzojmë ose nuk respektojmë disa rregulla, atëherë përdorimi i tij bëhet i rrezikshëm. Si fillim, filtrat e kondicionerëve duhen pastruar mirë dhe duhen mbajtur të pastër. “Një kondicioner që nuk mbahet në gjendje të mirë, mund të çojë në akumulimin  insekteve dhe mikroorganizmave të dëmshme që ndikojnë shumë keq, sidomos tek personat alergjikë.

Pastaj ka edhe rregulla të tjera që asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar: Kondicioneri, thonë ekspertët, nuk duhet mbajtur kurrë mbi shpinë, dhe as i ndezur në temperatura shumë të ulëta, pasi mund të provokojnë dhimbje muskujsh, koke dhe ato me natyrë gastro-intestinale. Përveç të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, janë edhe fëmijët ata që i ndiejnë shumë temperaturat e larta. Nga një studim i fundit i bërë nga “Lexis Ricerche” me rreth 1000 pediatër, 69 për qind e tyre është pro përdorimit të kondicionerit me intervale të shkurtra dhe jo ekspozim të drejtpërdrejtë, pasi ata e ndiejnë shumë të nxehin. Por kushti është që gjithmonë duhet të tregojmë kujdes.

"Për fëmijët e vegjël dhe të porsalindur kondicioneri duhet përdorur si pastrues ajri dhe jo si ftohës ambienti”, - tregojnë ekspertët. Kujdes për të vegjlit duhet treguar edhe nga kondicioneri në makinë. Sipas studimeve, aty është shumë kollaj që të vegjlit të kenë probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama