Se jashtmi duket se ketu eshte nje situate kaotike, ne fakt nga ju dhe se brendshmi, si eshte situata aktualisht ne Akademine e Shkencave?
Situata per ne nuk eshte kaotike per arsye se ne me miratimin e ligjit, dhjetorin e vitit te shkuar, e qe hyri ne fuqi ne shkurt, u caktua kryesia e perkohshme. Ne kemi nisur te punojme dhe te marrim kompetencat e caktuara nga ligji. Por momentalisht jemi duke u marre edhe me ato probleme qe ka akademia, apo edhe angazhime, sic do te jete botimi i "Fjalorit enciklopedik", i cili eshte ne perfundim. Do te botohet brenda ketij viti, pasi edhe fondet per te jane dhene. Jane miratuar dhe disa prej studimeve te akademikeve, qe shpejt do te dalin ne treg. Por, ajo cka duhet theksuar, kete vit ne kemi disa aktivitete te rendesishme, 100-vjetori i Kongresit te Manastirit dhe 100-vjetori i lindjes se Eqerem Cabejt. Keto do te organizohen ne bashkepunim edhe me Akademine e Shkencave te Kosoves, dhe keto dite ata do te jene ne Tirane per te vendosur. Por bashkepunimi eshte me i gjere, jo vetem Qendra e Studimeve Albanologjike, por edhe universitetet e Tetoves, Itali, etj. Keto dy aktivitetet te medha do te mbahen ne muajt shtator dhe nentor.
Po teper eshte folur per akademiket e rinj, qe duhet te hyne ne akademi, ne c'faze gjendeni per kete ceshtje?
Jane zgjedhur te gjithe anetaret e komisionit perzgjedhes per kandidaturat qe do te paraqiten. Kater prej tyre jane shqiptare, Gudar Beqiraj qe eshte edhe kryetari, e anetare jane Farudin Hoxha, Jani Thomai dhe Dhimiter Haxhimihali. Ndersa komisioni i plote, i cili u miratuan nga Keshilli i Ministrave ne fund te muajit te shkuar, ka ne perberjen e tij edhe 5 shkencetare te huaj, Francesco Altimari, Azedine Beschaouch, Franz Hofmann, Uolter Holechmer dhe Sandro De Maria. Per momentin jemi ne kontakte intensive me keta shkencetare te huaj qe jane ne kete komision, ndersa ne jemi ne fazen e mirepercaktimit te fushave ku na duhet te marrim akademiket e rinj. Pastaj do te jete komisioni perzgjedhes, ai qe do te shqyrtoje cdo kandidature. Komisioni perzgjedhes, pas shqyrtimit, ia paraqet ato komitetit te reformimit.
Cfare pritet te sjellin ne akademi anetaret e rinj dhe cilet do kene prioritet?
Po, se pari, duhet urgjentisht te percaktohen fushat, dhe per kete po punohet intensivisht. Te drejten per te konkurruar e kane shume, por gjithcka do te varet nga fushat qe do te percaktohen. Numri i anetareve te rregullt duhet te jete 23, per te vijuar me anetaret e perhershem dhe te asociuar.
Sa anetare te rregullt ka aktualisht Akademia?
Jane vetem 7 anetare, qe s'e kane mbushur moshen 75 vjec. Duhen edhe 16 anetare te tjere per te mberritur te numri i nevojshem, qe duhet te jete 23. Me pas kane te drejten per te miratuar statutin e ri.
Ka pasur shume debate publike per ligjin. Cili eshte qendrimi juaj ndaj atyre akademikeve qe jane perjashtuar?
Me ligjin e ri, ata persona qe mbushin 75 vjec, nga akademia dalin ne pension. Por ata nen moshen 75-vjecare jane anetare te rregullt te Akademise. Por me tej, ky institucion do te funksionoje ne kete menyre, do te kete anetare te rregullt, anetare te perhershem qe jane mbi 75 vjec dhe te tille mund te kete 10 personalitete ne fusha te ndryshme e do te zgjidhen ne saje te veprimtarise se tyre. Por, titulli akademik nuk i hiqet askujt edhe pasi del ne pension. E sigurisht kane edhe te ardhurat e tjera qe jua garanton ligji.
Po me akademik Jorgo Bulo c'do te ndodhe, pasi ka dale ne pension, ndonese nuk ka mbushur 75 vjec?
Per akademik Bulon, une personalisht dhe kryesia kemi nderhyre ne Qendren e Studimeve Albanologjike, duke thene qe, sipas ligjit, ai del ne pension 75 vjec e pergjigjja e tyre ka qene qe ne veprojme sipas ligjit te arsimit, pasi qendra eshte nen kupolen e MASH-it. Megjithate, ne jemi ne perpjekje per ta gjetur nje zgjidhje sa me te mire per kete ceshtje. Ne e kemi mbajtur qendrimin tone dhe do te vijojme me tej per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, pasi ketu behet fjale edhe per te tjere personalitete, sic jane Farudin Hoxha dhe Eduard Sulstarova, qe kane qene ne kryesi e nuk jane me. Ne saje te bisedimeve edhe me qeverine, ky eshte nje problem qe do te zgjidhet.
Komisioni perzgjedhes i akademikeve
Ligji "Per Akademine e Shkencave te Shqiperise" pas miratimit ka nisur te veproje. Ne fund te muajit qe shkoi, me nje vendim te Keshillit te Ministrave eshte miratuar komisioni perzgjedhes i akademikeve te rinj. Jane personalitete te shkences. Sikunder pritej jo vetem ata shqiptare, por edhe te huaj. Jane 9 personalitete, 5 prej te cileve jane te huaj. Ata jane:
Gudar Beqiraj (kryetar)
Farudin Hoxha
Jani Thomai
Dhimiter Haxhimihali
Francesco Altimari
Azedine Beschaouch
Franz Hofmann
Uolter Holechmer
Sandro De Maria
16 anetaret e rinj te Akademise
Ligji i ri percakton qarte se akademiket e rregullt nuk duhet te jene me shume se 75 vjec. E keshtu, komisionit perzgjedhes te akademikeve te rinj, i duhet te japi OK per pranimin ne akademi per plot 16 anetare te rinj. Kjo pasi, jane vetem 7 anetare te akademise qe s'i kane mbushur te 75 vitet. Por, se pari, eshte akademia ajo qe duhet te percaktoje fushat se ku kane nevoje, per cfare drejtimi dhe me pas te shqyrtohen edhe kandidaturat e atyre shkencetareve te rinj qe do te konkurrojne per te qene pjese e ketij institucioni shkencor.
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone