Akademikët janë bërë bashkë për të përcjellë një mesazh mbështetës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore; nuk kish ndodhur më parë, por ja që ka një herë të parë edhe për ta. Sot në “Ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve arkeologjike”, Akademia e Shkencave përcjell mesazhin e saj mbështetës për ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e vlerave të monumenteve të kulturës për individin, shoqërinë dhe vendin. Tema e zgjedhur prej tyre është “Trashёgimia e Pёrkujtimit”.
“Kjo zgjedhje e temёs frymёzohet pjesёrisht nga qindvjeçari i pёrvjetorit tё fillimit tё Luftёs I Botërore 1914-1918. “Trashёgimia e pёrkujtimit” merr forma tё ndryshme shfaqjeje si tek: mbishkrime tё skalitura, mauzoleume me arkitekturё tё veçantё ose vepra tё skulpturёs monumentale, elemente mё modeste qё reflektojnё tradita specifike lokale apo peizazhe me dedikime si varreza apo kopshte memoriale. Kjo trashёgimi pёrfshin edhe elemente qё u ёshtё dhёnё vlerё pёrkujtimore; pёr shembull, rrёnoja ose trashёgimi industriale e shoqёruar me pllaka dedikimi, ose sheshe publike, toponimia e tё cilave pёrkujton njё ngjarje historike ose njё figurё historike.
“Trashёgimia e Pёrkujtimit” ka një domethënie shumë të madhe për ne, pasi në vitet e Luftës I Botërore shumë monumente u dëmtuan dhe u grabitën. Në vitin 1916, ushtarakët shqiptarë Kamber Bënja, Abaz Taushani dhe Bexhet Manastirliu sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur objektet arkeologjike të Parkut të Apolonisë, duke u quajtur nga populli “Dëshmorët e Monumenteve”.
Siç dihet, monumentet, vendet historike dhe mjedisi kulturor janё bartёsit e kujtesёs dhe tё njё pjese tё pёrvojёs njerёzore. Për këtë arsye, Karta e ICOMOS-sit “Për interpretimin dhe prezantimin e siteve të trashëgimisë kulturore materiale” çmon ndër të tjera se:..elementet e trashëgimisë kulturore shpirtërore të një monumenti kulture si traditat etnografike, historitë gojore rreth tij, muzika, vallet, teatri, literatura, artet pamore, veshjet vendore dhe dijebërja e gatimeve tradicionale duhet të konsiderohen në interpretimin e vlerave të këtij monumenti ose siti!”- shkruhet në mesazhin që përcillet përmes Zyrës për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Publikun.
Kështu, Akademia e Shkencave bëhet pjesë e institucioneve që e përkrahin rëndësinë e kësaj dite dhe evidentimin e kësaj trashëgimie specifike, pasi monumentet dhe sitet, përmes vërtetёsisё, integritetit dhe formës së paraqitjes, kontribuojnё pёr pёrkujtimin dhe transmetimin e vlerave qё pёrfshijnё historinë tonë. Sipas tyre, tema e këtij viti është një mundësi më shumë që edhe legjislacioni ynë i trashëgimisë kulturore të jetë më i hapur për përfshirjen në tipologjitë e monumenteve të mbrojtura nga shteti edhe të kategorive të mësipërme.